2 km rrugë e pa shtruaar, banorët e persekutuar për mbi 30 vjet

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Fier – “Jemi lagje me bindje të djathta, mbi 30 vjetë socialistët na kanë persekutuar, na kanë lëmë pa rrugë, pa ndriçim , pa kosha plehrash, ndërkohë që në lagjet e tjera të fshatit rrugët janë të shtruara dhe me ndriçim”. Ky është pretendimi i banorëve në fshatin RrethËLibofshë.

Banorët e lagjes “Shkel” të Rrethlibofshës njësia administrative Libofshë bashkia Fier kanë protestuar paraditen e së enjtes. Shkak është bërë 2 km rrugë që lidh këtë lagje me rrugën kryesore të fshatit e cila prej mbi 30 vjet është pa asnjë lloj investimi . Ata pohojnë faktin se mungesa e shtrimit të rrugës, ndricimit ka sjellë vëshirësi si për jetesën e banorëve për të lëvizur  për të cuar fëmijët në shkollë ashtu dhe për të nxjerr prodhimet bujqësore në treg

Ata shkojnë më tej kur pohojnë se lagjet e tjera I kanë rrugët e shtruara, me ndricim, me kosha plehrash ndërsa ne  edhe pse të persekutuar para 1990 edhe tani për shkak të bindjeve politike që I kemi të djathta na kanë lënë në këtë gjendje. Nuk kemi pse ikim jashtë shtetit, por të na shtrojnë rrugën se  punën edhe Europën  ktu e kemi

Banorët pohojnë faktin se  edhe pse janë ankuar dhe  kanë takuar kryebashkiakun Armando Subashi situata është e njëjtë dhe ai nuk u ka dhënë zgjidhje

Be the first to comment

Lini një Përgjigje