Fansi bën tatuazh portretin e reperit të famshëm shqiptar

HERMES, agjensi udhëtimi

Nuk është hera e parë dhe s’do të jetë as hera e fundit që shohim “çmenduri” të mëdha që fansat bëjnë për idhujt e tyre.

Kësaj here, reperi i famshëm shqiptar Gashi ishte personazhi, portreti i të cilit u zgjodh për t’u gdhendur në këmbën e një fansi.

Duket se ky i fundit kishte një pëlqim aq të madh për reperin, saqë ka vendosur ta mbajë përjetë në trup portretin e Gashit.

Vetë reperi e ka ndarë foton e këmbës së fansit në InstaStory, ndërsa krahas portretit është shkruar edhe emri i tij.

“Vetëm fansat e vërtetë”- janë fjalët e Gashit krahas postimit.

Së fundmi, Gashi  ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony Music Entertainment, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.

Pjesë e kësaj kompanie janë disa nga emrat më të njohur të muzikës si Zayn, Alicia Keys, Shakira, Pink, Miley Cyrus, Martin Garrix, Maluma, Justin Timberlake etj. Gashi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm kohët e fundit dhe para pak ditësh ai publikoi bashkëpunimin me Ty$ Sign.

Ndërkohë reperi me origjinë shqiptare ka bërë publik edhe albumin “1984”. Gashi ka treguar se vendosi këtë emër për albumin e tij, sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80. 

Hits: 65

Be the first to comment

Lini një Përgjigje