Barcelona dominon Juventusin në Torino

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Barcelona e ka mposhtur me rezultat të ngushtë Juventusin në Allianz 0-2, në një ndeshje që e dominoi skuadra katalunase nga fillimi por që nuk shfrytëzuan shanset që krijuan. Ndeshja tjetër Ferencevaros-Dinamo Kiev përfundoi barazim 1-1.  

Juventus-Barcelona 0-1

Barcelona e ka korrur fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Juventusin në Torino. Qysh në fillim Barcelona sulmoi dhe e kërkonte golin e epërsisë dhe ai erdhi në minutën e 14-të. Realizator ishte Ousmane Dembele i cili goditi topin dhe pas një devijimi përfundoi në gol. Në këtë ndeshje, Juventusi shënoi tre gola por që të tre ishin në pozitë jashtëloje. Edhe në pjesën e dytë Barcelona ishin më të mirë, edhe pse Juventus tregoheshin të rrezikshëm në daljet e tyre përpara. Goli i dytë për Barcelonën erdhi në minutën e 90 ku nga penalltia shënoi Messi.  

Ferencevaros-Dinamo Kiev 2-2

Ferencevaros ka barazuar me Dinamo Kiev në Hungari. Të dy golat mysafirët i shënuan në pjesën e parë. Në minutën e 28 nga penalltia shënoi Tsigankov kurse rezultatin e dyfishoi Carlos de Pena në minutën e 41-të. Në pjesën e dytë kampioni hungarez shënuan gol në minutën e 59-të me anë të Nguen. Ferencevaros do ta barazonte rezultatin nw minutat shtesw tw ndeshjes ku do tw shwnonte Frank Boli. Nw Grupin G pas xhiros sw dytw Barcelona prin me 6 pikw, nw vendin e dytw wshtw Juventusi mw 3 pikw kurse Dinamo Kiev dhe Ferencevaros ndajnw pozitwn 3 dhe 4 me nga njw pikw. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje