Miqësore Shqipëria me Kosovën, e thotë UEFA

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Shqipëria pritet që të luajë një miqësore kundër Kosovës. Këtë e thotë faqja zyrtare e UEFA-së, edhe pse ende nuk është konfirmuar ora e kësaj ndeshje që me shumë gjasë do të zhvillohet më 11 nëntor në Elbasan Arena

Shqipëria dhe Kosova pritet që të ndeshen edhe njëherë në një ndeshje vllazërore, kësaj radhe në Shqipëri e jo në Zvicër si herën e kaluar.

Lajmi është parë në faqen zyrtare të UEFA-së e cila sot ka shkruar se Shqipëria pritet që të luajë me Kosovën në miqësoren e 11 nëntorit.

Ditë më parë Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) kishte thënë se do të luajë kudër Gjibraltarit.

Por, përhapja e pandemisë duket se ka bërë që kjo ndeshje të shtyhet dhe Shqipëria të mos luajë ndeshjen e paraparë me Kombëtaren e vogël.

Megjithatë, përveç UEFA-së lajmi për këtë miqësore ende nuk është bërë as nga FSHF dhe as nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Shqipëria pas kësaj miqësore pritet që të luajë kundër Kazakistanit më 15 nëntor në ora 18:00. Të njëjtën ditë pritet që të luajë edhe Kosova por që do të jetë mysafire e Sllovenisë dhe ndeshja pritet që të fillojë në ora 20:45.

Pas këtyre dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve, Shqipëria prapë luan në shtëpi kundër Bjellorusisë. Kjo ndeshje pritet të zhvillohet më 18 nëntor në ora 16.

Në të njëjtën datë Kosova luan me Moldavinë por kjo ndeshje pritet të zhvillohet në ora 20:45. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje