Brisida Shehaj: Ja afera e kompanive me uzinën e Ballshit

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

E ftuar në Tempora në RTV Ora nga Sonila Meço, nënkryetarja e LSI-së Tirane, Brisida Shehaj shpjegoi mënyrën se si ka funksionuar uzina e Ballshit me kompanitë të cilat e kanë pasur deri më tani nga privatizimi.

ShehajFlasim për kompani. Marrim ARMO, se më pas erdhi kompania nr. 1 në nëntor si kompani off-shore. Në tetor 2013 e gjej këtë kompani 13 milionë dollarë detyrime. Bëhet një akt marrëveshje kjo shumë zerot. Deri në vitin 2014 kjo kamponi ka operuar shumë mirë edhe për shkak të njerëzve që e drejtonin atë.

Në gusht 2015, ushtrohet një kontroll dhe dalin problematikat. Kapet një shkelje në vlerë 70 milionë euro. Në këto momente që të shkonin në gjykatë, duhet të paguanin principalin.

Këtu krijohet kompania 2. Këta në një moment, për t’i shpëtuar pagesës, hodhën raportin në gjykatë dhe akuzuan tatimet për procedurë. Në shkallë të parë e humbën, ndërsa në shkallë të dytë, ndryshon. Në tetor 2017 kompania 1 kërkon rimbursim për 17 euro. Ngrihet raporti i kontrollit dhe thotë se i takon.  

Në këtë moment ngrihet kompania 2 dhe i thotë se janë palë të lidhura. Ata bëjnë një marrëveshje dhe për herë të parë, kalon gjendja kreditore te kompania 2. Kjo kompania krijon probleme shumë të mëdha dhe stopon punën. Marrin rreth 1.2 miliardë lekë te reja, rreth 12 milionë dollarë.

Ne i drejtohemi me një shkresë ministrit të drejtësisë. E vënë në dijeni se një shoqëri përmbarimore që shoqëria të nxirrej në ankand. Shteti ishte i pari, jo privati. Kallëzohet shoqëria përmbarimore. Bëhet ankandi. Kjo pronë strategjike shitet pa asnjë lekë nga buxheti dhe merret për 18 milionë euro, kur e ka vlerën shumë herë më të madhe. Vetëm taksa janë rreth 300-400 milionë këtu.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje