Vrasja e 50-vjeçarit në Fier/ Alibeaj: Kambanë mortore, klithmat e tmerrit kanë drithëruar shoqërinë

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, e cilëson vrasjen e 50-vjeçarit sot në Fier një kambanë mortore, ndërsa shton se realiteti i krimit ka kapluar vendin e qeverisur nga Rama.

Sipas Alibeajt, sot më shumë se kurrë shqiptarët ndjejnë se zgjidhja e vetme janë dufi i urrejtjes, zemërimit dhe nevojës për t’u çliruar.

Vrasja e nje qytetari, ne pike te mengjesit, eshte kembana mortore e radhes qe zgjoi qytetaret e Fierit si per t’iu kujtuar se realiteti i krimit eshte ai qe ka kapluar kete vend te qeverisur nga Rama. Klithmat e tmerrit te bashkeshortes se viktimes jane muzika funebre qe Rama iu ka ofruar shqiptareve prej 7 vitesh! Ajo eshte klithma qe ka dritheruar prej vitesh nje shoqeri te tere te ngelur ne pasiguri e ne frike. Eshte kerkesa per ndihme ndaj shtetit, qe kurre nuk i erdhi.

E sot, me shume se kurre kur krimi mbreteron i pashqetesuar, kur jeta e njeriut eshte zhvleresuar, kur ne vend te nevojes per pune, siguri, ekonomi, iu shfaqet fytyra e papergjegjshmerise se Rames, ndjejne se dufi i urrejtjes, zemerimit dhe nevojes per tu cliruar eshte zgjidhja e vetme!
25 prilli po afron! Tik-tak, tik-tak…

Be the first to comment

Lini një Përgjigje