U vra me plumb në kokë, ja kush është viktima e krimit në Fier

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Fier kur një 50-vjeçar u qëllua për vdekje në rrugë.

Personi që shihni në foto është 50-vjeçari Ahmet Toska, i cili u vra mëngjesin e sotëm teksa kishte dalë nga banesa, në sy të gruas së tij.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Toska u qëllua nga një person, ende i paidentifikuar, me disa plumba, një prej tyre në kokë. Vrasja ndodhi në sy të gruas së tij, e cila e tmerruar ngriti në këmbë lagjen me ulërimat dhe të qarat e saj.

Nga dëshmitë e banorëve të zonës, 50-vjeçari njihej si një njeri i qetë dhe se nuk kishte probleme me askënd. Aktualisht policia po heton për identifikimin dhe arrestimin e autorit./SYRI

Be the first to comment

Lini një Përgjigje