Dyshimi/ Ekzekutimi i Ahmet Toskës mundë të jetë kryer nga vrasës me pagesë

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Fier – Vrasja e 50 vjecarit Ahmet Toska mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë për pazare të prishura në Greqi në kohën kur ai ka qënë për disa kohë emigrant në tokën helene, ose kanë gabuar adresë

Burime kofidenciale policore pohuan faktin se fillimishtë u dyshua se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të një lidhje të vazës së tij por kjo pistë hetimore është rrëzuar për shkak se ish I dashuri I saj është paraqitur vet në polici e ka dëshmuar se cfarë dinte rrethë kësaj ngjarje. Pistat e tjera kanë qënë në lidhje me një vend pune atje ku punonte viktima në një kompani nafte, por edhe ajo e pronës por kanë rënë poshtë pasi janë diskutuar gjatë.

 Po këto burime pohuan se  viktima Toska ka qënë emigrant disa kohë në Greqi. Vrasja e tij mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë  për ndonjë pazar të prishur në tokën helene kur ai ka qënë në emigracion.

Këtë fakt grupi hetimor e ka mbështetur tek mënyra e ekzekutimit me tre plumba në kokë e një në zemër, një në këmbë. Mësohet se bashkëshotja e viktimës ka pohuar kur është marr në pyetje se njëri më foli duke më thënë, largohu pak. Shkuarja pranë viktimës me maska, ekzekutimi dhe largimi në këmbë qet qet për afro 100 metra e më pas janë larguar, gjë që tregon se autorët e kanë ndjekur prej kohësh viktimën dhe itinerarin që ai përshkruante cdo dië.

 Sekuestrimi I afro 12 kamerave të sigurisë të bizneseve aty pranë vendit të ekzekutimit por që nuk është konstatuar gjë konkrete, tregonë se sa I sofistikuar ka qënë plani i ekzekutimit të 50 vjeçarit Toska.

Gjithsesi këto kanë qënë disa nga pistat e hetimit  të cilat një e nga një kanë rënë poshtë pas hetimeve e marrjes në pyetje të familjarëve e të njohurve të viktimës si dhe të dëshmimtarëve okularë të ngjarjes, por kjo e fundit ende nuk është rrëzuar prej gupit hetimor, pra ajo e vrasjes me pagesë.

Viktima në vendin ku jetonte njihej person i qete, i respektuar, familjar. Punonte pirunist në një kompani private që operon në fushën e naftënxjerrjes në Marinzë por që prej afro 20 vjetësh preferonte peshkimin cka ato që zinte i përdorte për faniljen por edhe i shiste duke siguruar të ardhura për familjen. Cdo mëngjes shoqëronte bashkëshorten për në punë e cila punonte në një furrë buke

Edhe pse forca të shumta policie kanë kryer “krehjen” e lagjes por kanë ngritur dhe postblloqe policie në hyrje daljet e qytetit , ende nuk është rënë në gjurmë të tyre, nuk ka mundur të kryej ende identifikimin e tyre./ ALB365/ XHB

Be the first to comment

Lini një Përgjigje