Zbulime të reja në lidhje me Covid-19

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kanë kaluar 17 vjet që kur virusi Sars-Cov kërcënoi të përhapej në formën e pandemisë globale. Falë përpjekjeve të shpejta ta mbanin nën kontroll, popullsia e botës u kursye.

Por këtë radhë nuk patëm aq fat.

Fill pasi Sars-CoV2 shpërtheu, shkencëtarët ngrenë pikëpyetje se çfarë e bën këtë lloj virusi më infektiv se paraardhësi i tij.

Dhe duket se kësaj pyetje dalëngadalë po i japim përgjigje pasi janë bërë zbulime rreth mënyrës se si virusi hyn në qelizat tona.

Shkencëtarët e universitetit teknik të Mynihut në Gjermani dhe universitetit të Helsinkit në Finlandë, drejtuan një studim kërkimor që zbuloi se një receptor me emrin Neuropilin-1 i jep koronavirusit mundësinë të infektojë indet tona.

Kjo lloj proteine gjendet në masë të madhe në qelizat tona, dhe pozicionohet në zgavrat e hundës, që lehtëson virusin të ndërhyjë në organizëm.

Më herët këtë vit, u zbulua se receptorët e quajtur “angiotensin converting” ndihmojnë gjithashtu koronavirusin të lidhet në sipërfaqe të qelizave, ndërsa enzima është gjithashtu një ndihmëse e virusit.

Këto dy molekula shpjegojnë pse dy pandemitë SARS vijnë nga rrugët e frymëmarrjes dhe kalojnë në mushkri dhe aparat tretës.

Por nuk shpjegojnë pse njëri nga viruset është më i shpejtë në përhapje se tjetri.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje