Kumbulla i jep fitoren me përmbysje Romës

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Faza e grupeve në Europa League ka nisur me surpriza. Alkmar edhe pse me shumë mungesa nga Covid-19 ka arritur që të marrë një fitore 1-0 në “San Paolo”. Golin e vetëm të ndeshjes do ta shënonte de Wilt në fillimin e fraksionit të dytë pas një pasimi të Svensson nga krahu i djathtë.

Bayer Leverkusen ndërkohë shkatërroi 6-2 Nice, me Bellarabin që realizoi dy gola, ndërkohë që golat e tjerë u shënuan nga Amiri, Alario, Diaby dhe Wirtz. Arsenali dhe Roma morën fitore me përmbysje. Topçinjtë mundën 2-1 Rapidin e Vjenës, teksa David Luiz dhe Aubameyang bënë të pavlefshëm golin e shënuar nga Fountas.

Roma mundi me të njëjtën rezultat Young Boys. Nsame shënoi për zviceranët në minutën e 14-t me Nsame, por fraksionin e dytë Peres barazoi rezultatin. 16 minuta nga fundi Marash Kumbulla gjeti golin e parë me fanellën e Romës duke i dhënë edhe 3 pikë ekipit. k/oha Jone/

Be the first to comment

Lini një Përgjigje