Ligji/ Basha: Gati anti-mafia kur të vi në pushtet

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se ka gati ligjin antimafia me anë të të cilit do të bëjë të mundur që të trajtohen të gjitha koncesionet apo tenderët korruptivë. Nga ana tjetër, kreu i PD-së shpjegoi se subjekt i këtij ligji do të jenë dy lloje, do të jenë zyrtarë të çdo niveli, nga i pari i qeverisë deri tek më i thjeshti që është përfshirë në kontrata publike abuzive dhe personat apo kompanitë private që janë përfitues abuzivë të fondeve publike.

“Qëllimi përfundimtar është që qytetarëve t’u kthehen paratë e vjedhura. Ky është ligji që e bën të mundur. Vit më të errët se ky, kur në kohë pandemia mafia në bashkëpunim me qeverinë vjedhin shqiptarët, nuk ka, edhe pse i përditë i bëjmë thirrje SPAK të hetojë. Do përfshihet edhe biznesi në ligjin anitmafia. Ligji antimafia që do të fillojë veprimin që në muajin e parë të qeverisë sime, i pari ligj që do të miratojmë në parlament. Nëse nuk ndalim këto miliarda euro që ikin, nuk mund të ulim taksat, të paguajmë pagat dhe pensionet”, tha në ”Euronews”.

I pyetur nëse ky ligj do të penalizonte biznesin e ndershëm, Basha nënvizoi se ky ligj do ta përmirësonte klimën e biznesit, pasi sipas tij bën të pamundur garën pa garë. “Një nga efektet e këtij ligji është parandalimi i korrupsionit. Do të mendohet 2-3 herë çdo zyrtar që të fusë duart në buxhetin e shtetit”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje