Çuko: “Ballistët” e PS po lehtësojnë punën e LSI

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Arben Çuko – Qytetarët e Fierit kanë memorie dhe deklarata e z.Petro Koçi e lehtëson punën e LSI së në Bashkinë Fier duke patur parasysh se pjesë e “Ballistëve” është vetë shoku Petro gjatë kohës që banonte në Tiranë merte rrogë në Bashinë Fier dhe tashmë kanë dhe dy deputetet e Qarkut Fier që me votat e LSI së Robert Bitri dhe Nimet Musai janë bërë pjesë e “ballistëve” në Partinë Solialiste.

Lëvizja Socialiste për Integrim u pastrua një herë e mirë nga viti 2017 nga ata që thoni ju shoku Petro.Edi Rama, me dërgimin e Petro Koçit në Fier, po tenton një paqe brenda partisë, por që realisht nuk do të ketë rezultate, pasi revolta e militantëve është më e thellë dhe nuk lidhet thjesht me qoka bashkie, por me dështimin e zonës simbol të socialistëve Fierin.Petro Koci ngatërresën e ballistëve e bën me partinë e tij,sepse në 2015 Partia Socialiste bashkinë e fitoj në bazë të votave të Lëvizjes Socialiste për Integrim sepse në të kundërt bashkia do të ishte humbur.Kjo do të thotë që LSI dhe në momentet që goditej pa të drejtë nga PS duke u munduar të hidhnin balt mbi të ajo respektoj kontratën që kishte firmosur me PS duke bërë që PS të merrte bashkinë.Qytetarët e Fierit e dinë këtë gjë dhe fare mirë mund të shikohet lehtë në bazë të votave që forcat tona politike morën në 2015.Prandaj Z.Koci para së të lëshojë batuta të tilla të mësoj dhe pak histori.Kjo manovër sulmi nga ana e kryetarit të komanduar të PS Fier Z.Koci ka ndodhur kur realisht po vjen një riaktivizim i jashtzakonshëm i opozitës reale në territorin e bashkisë Fier, vetëm si rezultat i kalbëzimit dhe korrupsionit të Rilindjes.Emërimi i Petro Koçit, sado që emri i tij përbën një socialist të vjetër, nuk mund të shmangë një proces politik që është i pandalshëm, i degradimit dhe i fundit të mbështetjes për Edi Ramën, e sidomos për kryetarin e komanduar të bashkisë Fier z.Subashi që me arrogancën e tij ka bërë të mundur që qytetarët e Fierit të kuptojnë që kryetar bashkie kanë një njeri që sdo tja dijë për qytetarët e tij.E pikërisht rezultati i sondazheve në përkrahje të opozitës ka sjellë një ndërhyrje direkte të pashallarëve të Fierit dhe vet Ramës, për të rikthyer të paktën votat e vjetra të PS-së në favorin e tyre. Por humbja e Rilindjes duket se nuk do të ndalet derisa të gjithë të zhdukim këta kriminelë që po i pinë gjakun gjithë shqipëtarëve.Në 25 prill Shqipëria do të godasë krimin dhe kriminelët që kanë mbërthyer vendin tonë.Të gjithë bashkë do ta bëjmë përsëri Shqipërinë shtëpinë tonë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje