City fitore kundër Portos

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Manchester City e ka mposhtur Porton me rezultat 3-1 sonte në Etihad Stadium, duke marrë fitoren e parë në Grupin C të Ligës së Kampionëve. Në këtë grup fitore ka shënuar edhe skuadra greke e Olympiakos kundër skuadrës franceze, Marseille me rezultat 1-0

Manchester City-Porto

City e ka mposhtur Porton në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-1, duke e filluar kështu mirë kampanjën e sezonit të ri në garën më të madhe në botë. Të parët që erdhën në epërsi ishin mysafirët ku në minutën e 14 do të shënonte Luis Diaz i cili kaloi tërë mbrojtjen e City për të shënuar golin e parë. City do të reagonte shpejt dhe do të nxerrnin penallti që në gol do ta shndërronte Sergio Aguero në minutën e 20-të. Në pjesën e dytë City ishin më të mirë dhe shënuan edhe dy gola. Fillimisht ishte ilkay Gundogan që shënoi në minutën e 65-të derisa në minutën e 73 shënoi edhe Ferran Torres.

Olympiakos-Marseille 1-0

Olympiakos në anën tjetër ka shënuar fitore të ngushtë kundër skuadrës franceze Marseille duke e mposhtur me rezultat 1-0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Koka në minutën e 90-të për të fituar kështu tri pikët e para nga kampioni grek. Në Grupin C prin Manchester City me 3 pikë, pas tyre është Olympiakos me 3 pikë kurse në pozitën e tretë është Marseille, ndërkaq në të fundit skuadra e Portos.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje