Ramës i ikën një tjetër anëtare e qeverisë

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u lirua nga detyra zëvendësministrja e Financave, Belinda Ikonomi. Pas lënies së detyrës, mësohet se Ikonomi do të largohet jashtë vendit. Lajmin e ka zbuluar ministrja e Financave, Anila Dedaj që e falënderoi atë për kontributin e dhënë sipas saj për disa nga reformat kryesore në dobi të biznesit dhe nxitjes së investimeve në vend.

“Një falënderim të veçantë për Zv.Ministren Ikonomi, për kontributin e dhënë për disa nga reformat kryesore në dobi të biznesit dhe nxitjes së investimeve në vend. Me largimin jashtë vendit për t’iu bashkuar familjes, Belinda, lë pas një marrëdhënie të përmirësuar me biznesin dhe në finalizim një sërë nismash pro sipërmarrjes të filluara vitin e shkuar. Suksese të mëtejshme Belinda!”- shkruan Denaj.

Ikonomi është një tjetër zyrtare e qeverisë së Edi Ramës që largohet nga kabineti, por edhe nga Shqipëria pas ministres së Arsimit Besa Shahini. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje