Padia e 3-të për incineratorët/ Ja kush janë të akuzuarit për Fierin

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata dorëzuan sot në SPAK padinë e tretë për inceneratorët.

Pas kallëzimit për Tiranën, Elbasanin, selia blu ka dërguar edhe një padi për atë të Fierit.

“Sapo kemi depozituar kallëzimin penal për inceneratorin e Fierit. Janë bërë si trekëndëshi i Bermudës. E njëjta skemë e zhvatjes së parave të shqiptarëve”, tha Alibeaj.

Dy përfaqësuesit e PD-së thanë se edhe në këtë skemë janë përfshirë të njëjtët njerëz, që nisin nga kryeministri Edi Rama, ministrat përkatës dhe përfaqësuesit e kompanisë.

Prandaj, Gjata tha se këto padi janë trajtuar si grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje