NAFTËTARËT DIKTATORË DHE RAMA NËN PRESION

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Romir Saraçi – Protestat janë një mjet demokratik që tregon zhvillimin e demokracisë. Është virtyt i shoqërive të zhvilluara me vetëdije të lartë qytetarie, që kërkojnë të drejtat e tyre. E till është edhe greva e naftëtarëve të Ballshit, që prej ditësh kanë braktisur familjet dhe fëmijët e tyre dhe kërkojnë tu garantohet minimum jetik, paga e mohuar nga babëzia shtetërore që bastisi rafinerinë e Ballshit, një aset dhe pasuri kombëtare.

Kjo grevë po has në një barrierë të fortë qeveritare, që nuk pranon t’i dëgjojë.

Qeverisa si shkaktar kryesor, nuk denjon as të pranojë kërkesat e tyre e jo më tu jap zgjidhje. Kryeministri Edi Rama e cilëson këtë grevë si ultimatum e presion, duke paralajmëruar prerë dhe qartë se ky mjet demokratik me të nuk funksionon.

Akti refuzues, i njohjes së sjelljes demokratike të naftëtarëve, ka tipare të qarta diktatoriale. Pikërisht këta qytetarë denoncojnë aferën e një grupimi të caktuar që kanë marrë miliona euro me bekim qeveritar, fiks si në diktaturë, ku një grup i caktuar qeveris me forcën e pushtetit për të mbrojtur interesat e klasës sunduese.

Përball dy qëndrimeve e dy situatave, vlen të analizohet nëse gratë naftëtare kanë mundësinë e aftësinë të bëjnë presione e ultimatume, apo klasa sunduese po e rrëshket vendin drejt një diktature absolute, ku zëri i qytetarëve refuzohet!

Be the first to comment

Lini një Përgjigje