Gratë refuzojnë të ndërpresin grevën e urisë. Kolegët: Roje 24 orë, mund ti nxjerri policia me forcë

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen e tij pas refuzimit të punëtoreve të rafinerisë së Ballëshit për të dalë nga greva e urisë. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Rama është shprehur se pa ndaljen e grevës nuk mund të nisë asnjë bashkëbisedim qeveri-punëtorë, ndaj u bën edhe njëherë thirrje që të ndërpresin nismën e tyre dhe të ulen bashkë për të diskutuar.

“Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh,sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim! Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht,”-shkruan Rama.

Nga ana tjetër grevistet nuk dalin prej grevës , ato pohojnë se nuk dalin nga greva ndërkohë që janë të gatshëm edhe për negociata njëkohësishtë.

Burime konfidenciale prej naftëtarëve që qëndrojnë roje me turne me orë pranë godinës ku gratë naftëtare zhvillojnë grevën e urisë pohuan se , ata nuk largohen pasi kanë marr “sinjale” se gjatë orëve të natës apo orëve të mëngjesit mund të shkojnë forca policore e ti nxjerrin gratë grevistë të urisë me forcë nga dhoma e qëndrës shëndetësore e UPN Ballsh. Kështu na kanë ardhur “sinjale” , pohuan ata dhe për këtë si cdo ditë , por me përforcime do rrimë gjatë gjithë natës, nuk do ti lejojmë që policia të përdorë forcë për ti nxjerrë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje