Bayerni shkatërron me “poker” Atleticon, Gladbah ndal Interin

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kampionët në fuqi të Bayern Munich, e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri në Champions League duke marrë një fitore të thellë 4-0 kundër Atletico Madrid. Skuadra e Flick ishte e pamëshirshme, teksa do të shënonte dy gola në 45 minutat e para.

Në minutën e 28-të, pas një aksioni të bukur të Kimmich, Coman arrin që ta dërgojë topin në rrjetë. Më pas do të vinte minua e 41-të, kur Goretzka shkarkoi të djathtën brenda zonës duke e dërguar në kuadratin e Oblak. Në pjesën e dytë, Tolisso shënoi një eurogol nga distanca duke i dhënë një goditje të fortë spanjollëve. Sfidën e vulosi ai që e hapi, Coman, i cili me dy driblime të bukura arrin që të shënonte.

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 kundër Gladbahut. Pjesa e parë nuk do të dhuronte shumë emocione, teksa të dyja skuadrat luajnë me shumë kujdes. Në fillimin e fraksionit të dytë, Lukaku arrin të përfitojë nga një rrëmujë brenda zonë. Gladbahu reagoi mjaft mirë, teksa në minutë e 61-të, Vidal shkakton një faull brenda zonës ndaj Thuram, teksa për arbitrin ishte penallti. Nga pika e bardhë Ramy Bensebaini nuk fal, duke ndëshkuar portierin Handanovic. Gjermanët nuk u mjaftuan me kaq, pasi Hofmann kaloi në avantazh Gladbahun me një kundërsulm fantastik, por gëzimi i tyre zgjati shumë pak, pasi Lukaku do të barazonte sfidën.

Atalanta shkatërroi 4-0 Mydtjylland me golat e Zapatas, Gomez, Muriel dhe Miranchuk. Liverpooli fitoi minimalisht ndaj Ajax, duke ju falur një autogoli të Tagliaficos. City triumfoi me përmbysje 3-1 ndaj Portos, falë golave të Agueros, Gundogan dhe Ferran Torres. /-Koha Jone/

Be the first to comment

Lini një Përgjigje