Basha: Mesazhi që BE i dha drejtësisë

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shtuar kritikat ndaj prokurorisë. Ditët e fundit ai i ka bërë apele të njëpasnjëshme SPAK të zbardhë çështjen e inceneratorëve, por mbrëmjen e së martës ka shtuar tonin ndaj organeve të drejtësisë duke u kujtuar edhe një tjetër çështje. Bëhat fjalë për akuzat për manipulim të zgjedhjeve në vitin 2017 që njihen si dosjet 339 në Durrës dhe 184 në Dibër.

“Pas tërheqjes së Edi Ramës nga padia ndaj BILD, çmimi i Bashkimit Europian për gazetaren Klodiana Lala për investigimin “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave”, është një tjetër dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur, atë e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota, faktet janë aty në dosjen 339 dhe 184, por drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron” – shkruan Basha në Twitter.

“Duke vlerësuar për investigimin gazetaren Klodiana Lala, BE qartësisht ka dhënë mesazhin që drejtësia të paktën duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares Lala dhe të çojë përpara ligjit e pas hekurave organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017. Ndëshkimi i krimit elektoral të vitit 2017 është një nga 15 kushtet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit midis BE dhe Shqipërisë” – e mbyll kreu i opozitës. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje