Rama: Do diskutohet heqja e ligjit të luftës. Dendias: Do zgjidhim çështjen e ligjit të luftës!

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të diskutonte me palën greke për heqjen e ligjit të luftës. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin grek Nikos Dendias, kreu i qeverisë ka theksuar se një fqinjësi dhe marrëdhënie e mirë është shumë e rëndësishme për të dy vendet.

Kryeministri Rama tha se në fokus të takimit kanë qenë edhe çështja e minoriteteve, ku u shpreh se nuk ka pasur asnjë hezitim nga fqinjët për të bërë më të mirën për të drejtat e shqiptarëve. Edhe pensionet kanë qenë temë e diskutimit mes kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm grek.

“Nuk i përket Greqisë çështja e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, nëse duam për monoritetin grek dhe të gjitha të tjerat standartet më të mira këtë nuk e bëjmë se e kërkon Greqia, por sepse është në nderin dhe vizionin tonë për shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë. Kjo vlen dhe për Shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe besojmë se sic është në interesin tonë, që të kenë kushtet më të mira, ashtu është dhe në të mirën e tyre. Nuk kemi pasur asnjë hezitim kur vjen puna për të bërë maksimumin për minoritete. Kemi diskutuar për cuar më tej axhendën në këtë drejtim, për legjilacionin që duhet plotësuar dhe për të gjithë elementët e tjerë që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve me një gjuhë amëtarë tjetër, me një kultuë dhe një domosdoshmëri për ta ruajtur gjuhën e tyre. Falë vullnetit të mirë të kryeministrit grek dhe qeverisë, u bë njohja në parlament e patentatave.  Diskutimi për pensionet është një diskutim që është i hapur, por qoftë me Greqinë dhe Italinë ku është prania më e madhe e emigrantëve, s’është diskutim i lehtë, për këtë arsye procesi i diskutimit vazhdon me shprehjen e vullnetit të mirë për ta zgjidhur këtë proces”, tha Rama.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, foli gjatë konferencës për media me kryeministrin Edi Rama edhe për heqjen e ligjit të luftës.

Ministri grek tha se kjo çështje do të zgjidhet, me urdhër të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

“Kemi referuar çështjen e ligjit të luftës. Kjo gjë është një anakronizëm. Jam i sigurt që edhe çështjen e ligjit të luftës do ta zgjidhim së bashku.

Është gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë gjë këtu nga Tirana, në opinionin publik shqiptar, me urdhër të kryeministrit Mitsotakis.

Nuk duhet të humbasim kohë dhe unë mendoj se kemi arritur shumë gjëra në marrëdhëniet tona dhe për ne mbetet që të shkojmë më përpara. Pashë me gëzim perspektivën, madje progresin, që Shqipëria ka bërë për problematikat që lidhen me minoritetin grek. Të gjitha këto i japin mundësi që të kalojë në axhendën tonë pozitive”, tha ministri Dendias.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje