Aksident me vdekje në Lushnje

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotmë në Lushnjë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 54-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 18:50, në fshatin Halilaj, Lushnjë.

Shtetasi me iniciale V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi V. B., dhe është dëmtuar shtetasi F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje