Kryemadhi – Ramës: Ja gratë naftëtare që kam takuar, jo mami i punonjësit të Bashkisë së Fierit

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish këtë pasdite lidhur me kërkesat e naftëtarëve dhe naftëtareve të ngujuar prej ditësh në grevë urie pa afat, deri në plotësimin e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me mospagesat prej pagave të tyre.

Teksa publikon dhe pamjet nga greva e grave naftëtare, Kryemadhi i kundërvihet Ramës  teksa rrëzon pamjet e fabrikuara ditëne  sotme nga mediat pranë Edi Ramës se gruaja që dëshmoi para kamerave është mamaja e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj saj.

“Edi, unë e di sa të djegin të vërtetat që unë artikuloj pa frikë ndaj teje dhe oligarkëve që je lidhur aq ngushtë. E kuptoj se marazi të ka errur sytë. Këto ishin gratë greviste që unë takova në Ballsh dhe jo mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj meje. Bëji nder familjes tënde dhe largoji duart nga gratë e Fierit, se ato nuk janë mish për top për inatet politike që po të shtohen tani teksa po të ngushtohet laku në shterim të ditëve të pushtetit. Kurajo për gratë greviste të cilat i mbështes në betejën për të drejtat e tyre dhe forca e grave të Shqipërisë, për t’u bërë bashkë më 25 Prill që të ndërtojmë Shqipërinë që nuk i shfrytëzon dhe nëpërkëmb por i jep vendin e duhur grave e vajzave të vendit!”, shprehet kryetarja e LSI-së, Monika

Be the first to comment

Lini një Përgjigje