Dikur modele e njohur, tani mbledh ushqim në kazanë

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Ish-gruaja e yllit të Baywatch, Jeremy Jackson, u pa së fundmi duke jetuar në rrugët e Venecias, pasi u zhduk nga sytë e publikut dy vjet më parë.

Loni Willison, ish-modele fitnesi, 37 vjeç, ka qenë e pastrehë që nga viti 2016.

Gjithashtu ajo vazhdon të vuajë nga një problem i shëndetit mendor.

Duke shtyrë sendet e saj në një karrocë, Willison foli për “The Sun” të shtunën, duke thënë që është në gjendje shumë të mirë dhe me Jackson nuk ka pasur asnjë kontakt vitet e fundit.

“Unë nuk kam folur me Jeremyn . Nuk dua të flas as me miqtë e mi. Unë po kaloj shumë mirë. Nuk dua të më ndihmojë askush.”

Loni dhe Jeremy ishin të martuar në vitin 2012, deri në divoricin e tyre në 2014, kur ajo e akuzoi aktorin për dhunë fizike, duke thënë që ai ishte përpjekur ta mbyste.

Ajo këmbëngulte se mund të jetonte vetë dhe se kishte gjithçka që i duhej në Venecia për shkak të natyrës së pasur të zonës.

“Unë nuk kam celular. Kam ushqim dhe vend për të fjetur. Unë mund të gjej para dhe ushqim ka shumë në koshat afër dyqaneve”- tha ajo.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje