Sekuestrohen 20 kg kokainë – me vlerë përfitimi 2.7 milionë euro

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Sekuestrohen në Itali 20 kilogramë kokainë e cilësisë mjaft të pastër me vlerë përfitimi 2.7 milionë euro.

Sekuestrimi është kryer në linjën e tragetit që lidh Sicilinë me Kalabrinë.

Një operacion i policisë financiare të Messinës ka çuar në kapjen e sasisë së drogës në një automjet i cili po udhëtonte me traget nga porti kalabrez Villa San Giovanni drejt Portit të Messinës.

Kokaina ishte fshehur në një vend të modifikuar në një automjet dhe zbulimi i saj u bë falë qenve antidrogë me ndihmën e repartit të Antimafias italiane.

Korrieri i drogës një 50 vjeçar italian me inicialet L.G.R banues në Alessandrino është vënë në pranga në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje