Mesazhi: Yuri Kim – rinisë: Ju sjellni ndryshimin

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë publik mesazhin e fortë që tha ambasadorja Yuri Kim. Diplomatja e SHBA ka zhvilluar një bashkëbisedimi me të rinjtë mbi pjesëmarrjen qytetare dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë kur bashkohen me forcën punëtore dhe pjesëmarrjen e të rinjve në proceset demokratike.

Yuri Kim shprejen se janë të rinjtë janë ata që sjellin ndryshimin dhe duhet të mbrojnë të drejtat e tyre. “Ju jeni ata që sjellin ndryshimin. Kur mbroni të drejtat tuaja, udhëhiqni fushata, dilni vullnetarë në komunitetet tuaja dhe votoni në zgjedhjet tuaja, ju keni ndikim dhe jepni kontribut për një të ardhme ku shqiptarët kanë mundësinë të lulëzojnë’, tha Ambasadorja Yuri Kim gjatë bisedimit mbi pjesëmarrjen qytetare, sfidat me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë kur bashkohen me forcën punëtore dhe pjesëmarrjen e të rinjve në proceset demokratike me anëtarët shqiptarë të Rrjetit Rinor Europian të Demokracisë (EDYN) të USAID/Albania. Presidentja e EDYN, Juela Hamati, drejtoi diskutimin gjatë të cilit Ambasadorja Kim theksoi vlerën e pjesëmarrjes rinore në Shtetet e Bashkuara dhe i nxiti këta të rinj shqiptarë të vazhdojnë të jenë avokatë për një të ardhme më të ndritur e më të zhvilluar në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje