Inceneratorët prishin humorin e Ramës dhe lenë pa gjumë ish-ministra e ministra

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Ajo që ka ndodhur me inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës mbetet dosja më provokuese për gadishmerinë dhe kurajon e prokurorëve të SPAK-ut.

Nëse deri tani flitej për “peshq” të mëdhenjë që nga koha e ambasadorit amerikan Lu, këta peshq kanë rënë tashmë jo në rrjet, por në qarkun e ujkut. Nëse në rrjet edhe mund të silleshin nëpër ujë derisa rrjeta të dilte nga deti, kjo e tanishmja tregoi publikisht se qeveria aktuale ka firmosur korrupsionin më flagrant ndër vite e që u trazua nga Blendi Fevziu te “Opinion”, sepse SPAK-u po e merrte ngadalë hetimin e dosjes.

Publiku mësoi se në qark kanë rënë ish-ministra dhe ministra të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Kjo ka sjellë shqetsim e pagjumësi në mazhorancë, nëse SPAK-u heton ndershmerisht dhe jo duke e vonuar sa të kalojnë votimet. Kryeministri manifestoi, si rrallëherë acarim live, te Fevziu, pasi siç thuhet e futën në kurth miqtë e tij mediatikë se nuk ia treguan se kjo do të ishte tema kryesore e emisionit. Kjo u pa nga humori i keq i Endri Fugës, këshilltarit kryesor të kryeministrit, gjatë transmetimit live të emisionit, siç tregojnë burime nga TV Klan. Bile të njëjtat burime tregojnë se Fuga është shprehur se “kjo është pabesi se keni ndryshuar pyetjet” kur kryeministri pyetej me insistim nga Armand Shkullaku e Robert Rakipllari për inceneratorët.

Opozita pyet kryeministrin se pse u paguan 75 milionë euro kompanisë së inceneratorëve, kur nuk kanë kryer detyrimet e kontraktuara dhe pse një firme pa CV përkatëse dhe kapital iu dha koncensioni në fjalë.  Dosja tregon se do jenë 400 milionë euro që shteti do i paguaj firmës së përzgjedhur nga kryeministri e ku faktet në dosjen e SPAK flasin se janë dhënë disa vendime në një ditë nga ministrat e Ramës vetëm që ta fitonte tenderimin firma e sotme.

Kjo dosje nëse SPAK-u e merr seriozisht dhe nuk tundohet nga qeveria, do  sjellë arrestimin e ish-ministrave dhe dy ministrave të sotëm.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje