IDENTITETI

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi


Nga Azgan Haklaj – Historia, shtetformimi, kultura, jurisprudenca e Kombit tonë flasin gegnisht 
Replikë e detyruar me shqipfolësit që e fyejnë veriun shqiptar nga kompleksi i inferioritetit


Kam qenë e jam gjithmonë i mendimit se jemi pak për tu përçarë e bëheni shumë nëse bashkohemi rreth vlerave aq të çmuara të historisë, kulturës, të drejtës zakonore e modelit të shtetformimit që na kanë lanë që nga lashtësia e deri tek shekulli i XX-të korifejtë e Kombit tonë.Përçarjet e aq më tepër ngritja në sistem ideologjik të denigrimit të pjesës më të madhe, më vitale, e më të rendësishme të kombit siç është veriu shqiptar, apo gegët siç i njeh historia është krimi më i shëmtuar i diktaturës komuniste, e cila në shkallë me të lartë se të gjithë pushtuesit që kanë kaluar në shekuj nëpër trojet shqiptare e adaptuan parullën “përça e sundo”!Po kush janë në të vertetë gegët apo malokët të cilët i bezdisin kaq shumë politikanët mercenarë të vënë në sherbim të UDB-së, asfalisë, sherbimit të fshehtë rus e ideologjisë panortodokse e neootomane.Toskët e jugut dhe gegët e veriut kanë kufij ndarës lumin Shkumbin, gegë pra janë edhe durrsakët, tiranasit e elbasanasit. Treva Shqipëria e mesme është emëruar me djallëzi nga diktatura hoxhiste shteti i së cilës pengoj lëvizjen edhe të veriorëve ashtu si të jugorëve drejt saj ku jetojnë gjysma e popullsisë së shtetit shqiptar dhe ku realizohet 70% e prodhimit të përgjithshëm bruto, apo GDP- së..Gegnia si territor e popullsi përbën 70% të asaj që quhet Shqipëria etnike.Tani duhet të analizojmë në dritën e historisë se çfarë kanë bërë nga lashtësia e deri sot për të ardhmen e tyre gegët, mbretërit, princërit e personalitetet që kanë dalë nga gjiri i tyre.Në lashtësi gegët krijuan dy mbretëri të fuqishme atë të dardanëve dhe ilirëve me Agronin dhe Teutën.Mbreteresha Teutë, e cila zotëronte flotën ushtarake më të fortë të Mesdheut dhe një ushtri të madhe e të disiplinuar u shtri praktikisht në kufijtë e një perandorie përgjatë bregdetit të viseve të brendshme nga Dalmacia e deri në Gjirin e Ambrakisë në jug.Në mesjetën e hershme princërit arbërorë Progoni me të bijtë Gjinin dhe Dhimitrin krijuan shtetin e parë nacional që njeh historia jonë.Dinastia e fuqishme e Balshajve në kohën e princit Gjergji i Dytë Balshaj shtrihej në një territor prej 100000 km katrorë, mbi tre herë më të madh se Shqipëria e sotme Londineze.Dukagjinët u fuqizuan aq shumë sa e lanë kryeqytetin Ulpianën me 30000 banorë sipas Barletit, e zotërimet e tyre përfshinin një territor të gjërë nga Kosova (Dardania) e deri në Lezhë.Një gegë tjetër Gjergj Kastrioti krijoj Besëlidhjen apo konfederatën e princërve arbërorë, Shtetin e Përqendruar Arbërorë me një fuqi të tillë ekonomike dhe ushtarake sa për 25 vjet u theu brinjët superfuqisë tokësore me të madhe të kohës Perandorisë Otomane e asaj detare Venedikut në një betejë të vetme duke e detyruar ti paguante për gjithë jetën një shumë prej 1400 monedhash ari në vit. Ky kolos që gjithë Europa u përul para madhështisë së tij ishte veç të tjerash një ikonë e iluminizmit e humanizmit, i cili para 600 vitesh e hoqi denimin me vdekje për nënshtetasit e tij.Rilindasi europian Pjetër Bogdani udhëheqësi i kryengritjes së vitit 1689 kundër perandorisë Otomane është gegë sigurisht.Dinastia e Bushatllinjëve nga Shkodra e Gegënisë ishte për disa dekada tmerri i kanibalëve ortodoksë pansllavë malazezo- rusë, e këtu do të veçoja “Buallin” Kara Mahmud Pashën, i cili i zënë në pusi u martirizua duke ia prerë kokën dhe mbeti simboli i dinastisë famëmadhe, e cila është eklipsuar me dashje në historiografinë komuniste për shkak të lidhjes organike të diktaturës më ortodoksizmin.Ti hedhin një veshtrim të shkurtër tani juridiksionit, të drejtës zakonore, kulturës dhe artit.Qytetet e Gegënisë Drishti e Shkodra qysh në shekullin e 15- të kishin statutet e tyre, një korpus juridik i denjë për çdo popull të civilizuar të Europës, ndërkohë që hapsira e madhe malore qeverisej nga Kanuni i Lek Dukagjinit, Kushtetuta e Parë e Europës.Nga Gegnia janë disa nga personalitetet me të mëdha të historisë si Diokleciani simboli administrativ i Perandorisë Romake, Kostandini i Madh, i cili çertifikoj krishtërimin si fe zyrtate me Ediktin e Milanos në vitin 313 pas Krishtit, Justiniani kodifikuesi i të Drejtës Romake, Moisiu Ynë Gjergj Kastrioti e Shenjtorja Nënë Terezja.A mund të na thonë randokopët shkurtabiqë, trutharë, barkfryrë e kokëgdhe se ç’do të ishte Gjuha Shqipe pa Buzukun, Bardhin e Bogdanin, historia pa Barletin, letërsia pa Fishtën, Mjedën, Koliqin e Camajn?!!Ç’do të ishte Muzika pa Zadenë, Preng Jakovën e Femi Ibrahimin, etnomuzikologjia pa “Nderin e Kombit” Ramadan Sokolin, kënga pa Vaçe Zelën e Nexhmie Pagarushën, fotografia pa Marubët e famshëm, vallja pa Besim Zekthin e Liljana Cingun, për të kaluar tek teatri e kinematografia ku artistët gegë janë ikonat e saj?!!Në trojet e Gegënisë janë zhvilluar të gjitha kuvendet kombëtare që kanë vendosur fatet e Atdheut që nga Besëlidhja e Lezhës, Kuvendi i Arbërit, Kuvendi i Kuçit, Konfederata lirike, Lidhja e Prizrenit, Besëlidhja e Pejës, Konferenca e Pezës, Marrveshja e Mukjes, Konferenca e Bujanit.”Historiani” Mustafa Nano kur analizon toskët dhe gegët bërtet fort:”Eureka”!”Me gegët bën komb, me toskët bën shtet”Para se të ndalemi tek shteti që ndërtuan toskët për 45 vjet i themi Nanos, Lubonjes e analistëve të tjerë deri tek pushtetarët e sektit të rilindjes që kanë në zhargoninë e tyre të pavërteta të mëdha të tërheqim menjëherë etiketimet, shpellarë, malokë, çeçenë ndaj gegëve.Sa për kombin, ai është i bërë, por sot imperativ historik panshqiptar është Shteti Komb, të cilin për hir të së vertetës nuk mund ta bëjnë toskët z Mustafa Nano.Kthejeni kryet pas në të kaluarën e afërt e shikoni çfarë shteti ndërtuan toskët.Junta e Hoxhës, Shehut dhe Kapos e divani me gjithë sadrazemët e këtij regjimi kriminal të pashembullt në historinë mijëvjeçare të Shqipërisë ishte 99% toskë, ashtu si elita ushtarake, Ministria e Brendshme e sigurimi i shtetit, institucionet kulturore e shkencore dhe sherbimi diplomatik.Po ta kishin ndërtuar gegët këtë fare diktature kanibaleske që ndërtoj junta e toskërisë, apo modelin neodiktatorial që ka ndërtuar toska i gjatë Zhupani Edi Rama, gegët do të ishin anatemuar për 1000 vjet dhe ata që sipas Nanos bëjnë shtet do të kërkonin gjygj historik ndaj tyre.Gegët nuk e ngatërrojnë kastën kriminale të diktaturës hoxhiste as bandën e “Rilindjes” se Ramës me popullin e vëllezërit e Labërisë e Toskërisë.Bolli më me ndarje e përçarje si në kohën  iliro – epiriote.Korifeu i letrave shqipe Ndre Mjeda e ka paraparë një shekull më parë rrezikun e përçarjes kombëtare nga armiqtë e jashtëm e shqipfolësit e vënë në sherbim të tyre.”Kjoftë mallkue kush qet ngatërrime Ndër k’ta vllazën shoq më shoq Kush e ndan me fjalë e shkrime Çka natyra vetë përpoq”Gegë e toskë, Malësi  jallia Janë një komb me u da s’duronFund e majë një është Shqipëria E një gjuhë t’gjithë na bashkon”Identiteti ynë është iliro- dardano- arbërorë, pasardhës të pellazgëve.Jemi shqiptarë të pandarë.Gegët në ballë e toskët e labët në krah të tyre do ta bëjnë Shtetin Komb, për inat të armiqëve të Atdheut e kelyshëve që lehin në akord me ta për të penguar finalizimin e endrrës panshqiptare.Bashkimi kombëtar e shteti komb i shqiptarëve është i pandalshëm.E ka bekuar vetë Zoti.S’ka forcë nëntokësore as mbitokësore që mund ta ndalojë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje