Zidane pëlqen Haaland, nuk flet për Mbappen

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Real Madrid verën e ardhshme pritet që të bëjë një goditje të madhe në repartin e sulmit për të zëvendësuar Karim Benzema.

Haaland shihet si një nga emrat më të përfolur, teksa ka formuar një dyshe shumë të mirë me Odegaard te kombëtarja e Norvegjisë. Trajneri Zidane në konferencën për shtyp para duelit ndaj Cadiz në kampionat u ndal edhe të zërat në merkato.

“Martin luajti në një skemë ndryshe 4-4-2. Haaland nuk është lojtari im, por është i mirë. Çfarë mund të them?”, tha fillimisht strategu francez.

Mbappe ka shprehur hapur admirimin për Ronaldon dhe Luka Modric gjatë periudhës së ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Në të ardhmen shumë media e kanë lidhur me një lëvizje të mundshme për në “Santiago Bernabeo”.

“Jo, këto gjëra ndodhin gjithmonë. Ka shpesh zëra dhe nuk dua të flas për çështjen Mbappe. Nuk do të ketë asnjë efekt në grupin tonë, por siç edhe e dini merkato është e mbyllur dhe me këtë grup duhet të luftojmë deri në fund. Nesër do të kemi një ndeshje, dhe më pas një bllok me 7 sfida”, deklaroi Zidane për mediat iberike.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje