Kryemadhi nga Verria: Edi Rama nuk mund të dënojë këtë vend të bekuar

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka shkuar sot në fshatin Vërri të Fierit, pikërisht aty është planifikuar të ndërtohet inceneratori i radhës nga qeveria Rama e ku banorët janë përleshur me kontraktorët për të mos lejuar helmimin e tokës dhe ujit nga plehrat.

Kryemadhi bisedoi me banorët e fshatit që përfshihet në komunën e Mbrostarit.

“Komuna e Mbrostarit, – tha kryetarja e LSI, – është më e madhja që ka impakt të drejtpërdrejtë me bujqësinë dhe me ndërtimin e këtij inceneratori këtu mbrapa, që është vepër korruptive, nuk do të sjellë tjetër përveçse largimin.

Sot biseduam me shumë gra të shqetësuar për largimin e fëmijëve të tyre, fermerë që punonin, por që ishin të shqetësuar nga ndërtimi i inceneratorit.

Ne duhet të vazhdojmë qëndresën që të realizojmë kthimin e të rinjve.

Sot do të doja që këtë prononcim me të gjithë qytetarët ta bëja nga komuna e Mbrostrait, nga fshati Verri, për të rikthyer shpresën, të kthejmë tokat dhe serrat që të jenë më të mira se në Evropë.

Këtë vend të bekuar nga Zoti nuk mund ta dënojë Edi Rama dhe kriminelët e tij.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje