Debati/ Xhaketa e kryem.inistres seksizëm dhe…

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, u vendos në qendër të një debati të ashpër, pasi pozoi me një xhaketë me dekolte të theksuar për setin fotografik të një reviste në Finlandë. Ecilësuar si kryeministrja e më e re në botë, ajo u fotografua për kopertinën e revistës ”Trendi”. Fotot e saj u shpërndanë nëpër rrjete sociale, ku të shumtë qenë njerëzit që kundërshtuan njëri-tjetrin.

Disa përdorues në rrjete sociale e cilësuan veshjen e kryeministres si “pa shije” dhe “qesharake”. Të tjerë thanë se “po poshtëron zyrën e saj”. Mirëpo nga ana tjetër, pati dhe shumë njerëz, përfshirë këtu edhe figura të njohura në Finlandë, që theksuan se komentet janë të nxituara nga seksizmi dhe mizogjinia.

“Të gjithë duhet të lejohen të jetojnë në një mënyrë të tillë që karakteri, dinjiteti dhe aftësitë e tyre profesionale të mos përcaktohen duke u kapur te detaje të parëndësishme”,- tha aktorja Kiti Kokkonen. Kurse Mari Karsikas, kryeredaktorja e revistës ”Trendi”, tha se kritikat buronin nga mizogjinia. Të tjerë shkruan se kryeministrja është një model për të gjitha gratë finlandeze. “Një grua kaq e mrekullueshme që nuk ka frikë të thyejë formulat patriarkale të ngurtësuara me pluhur,” tha një tjetër. Debati nxiti shumë gra të pozonin me xhaketa të ngjashme, nën hashtagun #imwithsanna.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje