Tahiraj firmos për Lokomotivën e Zagrebit

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Shkon sërish në 5 numri i futbollistëve shqiptarë te Lokomotiva e Zagrebit.

Largimet e Myrto Uzunit dhe Lirim Kastritit nga shitja e të cilëve, skuadra kryeqytetase arkëtoi rreth 4 milionë euro, janë zëvendësuar me Sherif Kallakun dhe sëfundmi me Francesco Tahirajn.

24-vjeçari shqiptar i cili ishte një lojtar i lirë pas largimit nga Hajduku i Splitit ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Lokomotiva e Zagrebit me të cilët ka firmosur një kontratë afatgjatë.

Tahiraj i cili shkëlqeu në futbollin slloven me Aluminij tashmë do të synojë të rigjejë vetën te Lokomotiva e shqiptarëve, pas eksperiencës së dështuar me Hajdukun e Spiltit.

Te skuadra nga Zagrebi ai gjen edhe kuqezinjtë e tjerë si Indrit Tuci, Jon Mersinaj, Enis Çokaj dhe Sherif Kallakun duke e mbajtur të pandryshuar numrin e kolonisë së futbollistëve shqiptarë te kjo skuadër edhe për këtë sezon. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje