KUR GAZETARËT TË HEDHIN NË KNOCK DAWN!

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga: Nora Malaj, ish-deputete e LSI-së – E filloi dhe e përfundoi me një gjuhë fyese, denigruese dhe çmendarake të gjithë ballafaqimin me gazetarët.


Intimidoj, fyeu e shau, cilin do që i erdhi ndërmend. Nuk kurse zotin Rakipllari që me qytetari u mundua të krijonte dialogë, po çmendaraku nuk hante llogjikë, nuk kurseu zonjushën gazetare që me stil dhe shumë mençuri e tepër e përmbajtur, ”gëlltiti” gjuhën seksiste dhe agrrogante të çmendarakut dhe përballoj me kurajo e qetësi llogoren e tij pa argument.

Nuk mundi ta përballoj dot dhe nga gjuha e trupit e tradhtoj në përballjen me Z. Shullaku. Dhe as miqësia me zotin Vangjeli nuk e ndihmojë! Ishte totalisht dëshpëruese dhe reale arroganca e tij në pamundësi për t’u përballur me ca të vërteta që ulërasin. Çfarë mjerimi intelektual dhe çfarë fyerje për shqiptarët, intelektin dhe dashurinë që kanë ata për vendin, jo vetëm ne Shqipëri, po kudo në botë! Dhe të mendosh që ky mavri-mavi drejton edhe OSBE.

Pu pu pu cfarë po kohe po kalojmë. Dikur kishim burra shteti, sot kemi burra me metra të gjatë që gjatësinë e shesin për vlerë dhe garanci “që nuk janë hajdutë”? . I vetmi argument dhe lajtmotiv i bisedës se ”Unë nuk jam hajdut se jam dy metra i gjatë”. Lumi që mori Vunonë po merr edhe vendin tonë me ketë njeri jashtë çdo standari social dhe humanë. Teksa e shihja skenën m’u kujtuan vargjet e të madhit Dritëro. ”Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik, të ha munë”. E unë ne fakt e kam shok fëmijërie.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje