Ekspertët: “Imunizimi i tufës” nuk lufton si duhet pandeminë

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Një vaksinë është ende mënyra më e mirë për t’I dhënë fund pandemisë Covid-19, thonë ekspertët e shëndetit, duke shtuar se ndjekja e imunitetit të masës do të ishte e rrezikshme, shkruan CNN.

“Ideja për ta lënë virusin të pakontrolluar nëpër komunitet humbet pikën themelore”, tha ish drejtori I Qendrës për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve, Dr. Thomas Frieden, për CNN. Frieden bashkë me disa shkencëtarë të tjerë, u ishte përgjigjur disa ekspertëve, të cilët kanë rekomanduar imunizimin e tufës si një masë për luftimin e pandemisë.

Të hënën, në një letër të hapur ndaj Shtëpisë së Bardhë, 80 shkencëtarë janë shprehur të shqetësuar në lidhje me këtë ide. Ata konsiderojnë se ky veprim është I rrezikshëm dhe I pambështetur në prova shkencore, dhe rrezikon një vdekshmëri të lartë.

“Lejimi I përhapjes së pankontrolluar të virusit çon në epidepi të përsëritura, dhe virusi nuk do të jetë në gjendje të kontrollohet”, thanë ata. Sipas shkencëtarëve, mënyra më e mirë është imunizimi përmes një vaksinë adekuate, prandaj I gjithë investimi duhet të fokusohet tek krijimi I saj.

Këto rekomandime kanë ardhur, pasi shumë politikanë dhe udhëheqës shtetërorë, kanë përqafuar idenë e imunizimit të masës, si mënyrë alternative për të parandaluar vazhdimin e pandemisë dhe  dëmet ekonomike.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje