Basha: Inceneratorët i anuloj që ditën e parë në pushtet

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kryetari i PD, Lulzim Basha premton se kur të vijë në pushtet do të hetojë deri në fund kontratat e inceneratorëve dhe përgjegjësit për këtë aferë mafioze do të vihen para drejtësisë.

“Të treja këto afera do të hetohen. Personat që janë përfshirë, nga kryeministri deri tek ministri më i thjeshtë dhe çdo ortak i sektorit privat do të vihen përpara drejtësisë. A mund t’i anulojmë? Absolutisht, prej ditës së parë, me të gjitha mekanizmat ligjore që ka një shtet ligjor sepse janë kontrata të antiligjshme.

Një vend ku funksionon ligji, mafiozët e kanë të destinuar përballjen me drejtësinë. Qofshin politikanë, qofshin kriminelë të rëndomtë. Qofshin çfarëdo lloji. Tani do të them si do ta bëjmë ne. Ka një parim ligji i anti-mafia dhe quhet “ndiq paranë”.

Ne, këtë parim të ligjit anti-mafia do ta zbatojmë për çdo kontratë koncesionare dhe PPP e cila është dhënë në shkelje flagrante të ligjeve dhe është dhënë në mënyrë korruptive siç është dhënë kjo. Si mendon ti që një kontratë që jepet pa garë, pa tender një kompanie me 1000 euro capital?

Një kompani me 1 mijë euro që bëhet një ditë para se të marrë kontratën me një person që nuk i dihet ku i ka këmbët, që i ka të regjistruara të gjitha kompanitë off shore, që merr 75 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe nuk ka bërë as 12% investime ku në fakt as ato nuk janë investime nuk ka prokuror sado të rëndomtë mos ta çojë para drejtësisë, nuk ka gjykatë mos ta dënojë.

Këtu është vullneti politik, dhe vullnetin politik nuk mund ta ketë ai që është kapur me presh në dorë dhe që dje u demaskua si pronari i inceneratorëve Prandaj sillej ashtu ai, vetëm po të ishe pronar i inceneratorëve mund të sillesh ashtu ose përfitues direkt në aferë” – tha Basha në “Zonë e Lirë”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje