Çmimi “Golden Boy” do të jepet në datën 14 dhjetor.

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Golden Boy” është tashmë në fazën finale.


Çmimi për lojtarin më të mirë të lindur pas vitit 2000, do të jepet në datën 14 dhjetor dhe lista është e përbërë nga vetëm 20 futbollistë.
Mund të cilësohen si më të mirët për moshën e tyre, pa harruar që luajnë në klubet më të njohura në Europë.


Dikush më shumë dhe dikush më pak ka realizuar paraqitje mjaft të mira në kampionatet respektive.
Ky trofe personal jepet nga “Tuttsport” dhe vendoset nga votat e 40 gazetarëve në gjithë Europën.
Lista është e reduktuar me 20 lojtarë, ku bie në sy Ansu Fati i Barcelonës, Haaland dhe Sancho të Dortmundit, Vinicius i Real Madridit apo mbrojtësi Davies i Bayern Munchen.
Këta janë futbolistët kyç dhe më të rëndësishëm për të fituar këtë çmim personal.
Sigurisht duke vlerësuar paraqitjet e secilit futbollist në ekipin e tij, po dhe ndeshjet e zhvilluara në kompeticionet europiane.

Kujtojmë që sezonin e kaluar këtë çmim e fitoi portugezi Joao Felix ndërsa këtë vit rivaliteti është më i madh.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje