BIZNESMENË APO TRAFIKANTË?!

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Anisa Bahiti – Në fillimin e viteve 1990, një çoban nga një fshat afër Fierit u kthye në tregtar të vogël nafte, falë kontrabandës së naftës me ish-Jugosllavinë. Në pak kohë, ai u bë shumë i pasur dhe i fuqishëm ndër “tregtarët” e naftës.

Ky ndryshim i menjëhershëm i bëri të mundur ndërtimin e një shtëpie të madhe dhe të bukur në fshat, plus bleu një nga veturat më të bukura të kohës.

Një herë, ndërsa ishte i sëmurë, shkoi ta vizitojë në shtëpi një tregtar tjetër nafte. Në oborr të vilës gjen nënën e të sëmurit që kulloste delet. Teksa pyet për të zotin e shtëpisë, ai shfaqet me një lëkurë dele, të cilën e kishte veshur si xhup, rreth trupit kundër ftohjes. Shtëpia dhe i zoti kundërmonin era bagëti dhe mysafiri i thotë:

– Po ti gjithë ky tregtar i madh akoma bagëtitë në shtëpinë ku jeton vetë i mban?

I zoti i shtëpisë ia pret mysafirit duke i thënë:

– Pavarësisht se kontrabanda e naftës po na shkon mbarë, le t’i mbaj bagëtitë se unë këtë zanat kam. Kontrabandës nuk i dihet si shkon, ndërsa bagëtitë mbeten!

Tregtari nuk gaboi. Disa vite më vonë ra në fatkeqësi e vetëm bagëtitë i mbetën.

Kjo histori të vjen ndërmend sa herë që vritet apo plagoset dikush, të cilat mediat e përshkruajnë si biznesmeni “X” apo tregtari “filan”. Sa herë shfaqet në deklarata për shtyp zëdhënësja e OFL-së, e cila lexon emra subjektesh kriminale që duhet të paraqesin dokumentacionin e origjinës së pasurisë.

Fatkeqësisht shume prej tyre i kemi parë dhe në Parlament, në kryesi bashkish e me siguri do vazhdojmë t’i shohim. Ajo çfarë s’duhet të na mundë është e keqja edhe kur ajo vjen përmes parasë dhe pushtetit, ndaj gjërat duhen shkruar me emrin e tyre, ashtu siç janë trafikanti është trafikant dhe jo afarist apo ndërtues

Be the first to comment

Lini një Përgjigje