Bashkëpunimi/ Bebe Rexha dhe Doja Cat të parat në botë

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Kënga e re artistes me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka pushtuar çartet.

Disa ditë më parë këngëtarja publikoi bashkëpunimin e saj me reperen Doja Cat. Kënga e titulluar “Baby I’m Jealous” u publikua në You Tube, ndërsa në klip merrnin pjesë dhe disa yje të TikTok, si Charli D’Amelio dhe Avani Gregg.

“Baby, I’m Jealous” aktualisht është kënga e parë në listën e këngëve “top trend” të platformës më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Lajmin e dha vet “Spotify Charts” duke publikuar në rrjetin social Twitter një infografikë, të 10 këngëve më në trend për momentin në botë.

“Bebe Rexha dhe Doja Cat, ‘Baby, I’m Jealous’ është numër një në top 10 debutimet globale. Këto këngë kanë bërë hapjen më të madhe të fundjavës rreth e rrotull botës”, bëri me dije Spotify Charts.

Kënga gjithashtu renditet lart edhe në top listat britanike dhe amerikane.

Adhuruesit kanë mirëpritur projektin e ri të Bebe Rexhës. Kënga e saj numëron rreth 10 milionë klikime në Youtube.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje