Klosi “flliq” Mallakastrën: Valët e muzikës përhapin Covid

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një shpjegim të çuditshëm që ka shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale për vendimin e ndalimit të muzikës pas orës 20:00 në lokale dhe për mos hapjen e klubeve të natës. Ai habiti të gjithë kur tha se “valët e muzikës përçojnë virusin”, madje sipas tij “sa më e lartë të jetë kënga aq më shumë përhapet Covid-19”.

“Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar se janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pija alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri – tjetrit, lëshohen më shumë,” – tha Klosi në një intervistë në Report TV.

Deri më tani shkencëtarët kanë dhënë rrugë të tjera të përhapjes së virusit, por këtë që thotë Klosi nuk e ka përmendur askush. Në disa shpjegime thuhet se lokalet me muzikë të lartë e përhapin virusin për shkak se frekuentuesit afrohen te njëri – tjetri kur flasin, por siç tha vetë ministri “sa të rrosh, do mësosh”. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje