Greva e urisë në UPN Ballsh/ Dautaj:- Rama ua tha, shisni, varëse, byzylykë, unaza,vilat e paguani puntorët

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Mallakastër – Këtë të mërkurë, naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditët e tretë të grevës së urisë. Disa prej tyre kanë shfaqur probleme shëndetësore si dhimbje koke, tension teksa shprehen se askush nga kompania apo nga shteti nuk është interesuar për ta.

Në ditën e trete të grevës së urisë naftëtarët e Ballshit kanë paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga kauza e tyre. Ata thonë se më parë janë të gatshëm të vdesin aty se të kthehen në shtëpi duarbosh. Me ta jane bashkuar koleget e nenstacionit pompimit te Pocemit. Nje grevist eshte larguar se vuante nga diabeti duke u zevendesuar me emer nga lista qe kane shkruar naftetarte e UPN-se.

Kreu i Sindikatës së Naftetarëve, Sokol Dautaj, tha se Rama ja pohuar kohe me pare se – shisni vila e byzylyke, varese e unaza, paguani puntoret.

Grevistet nuk terhiqen nga kauza e tyre edhe pse disa kane dhe probleme shendetesore. Asnje reagim nuk ka as nga instancat shtetetore dhe as nga kompania, nderkohe qe ambulsnce jashte ambienteve nuk ka

Naftëtarët janë ankuar po ashtu se edhe spitali i Ballshit nuk është interesuar për shëndetin e tyre. Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj u shpreh se naftëtarët kanë filluar të shfaqin shenjat e para të lodhjes për shkak të mosushqyerjes. Ai thotë se shumë prej tyre janë me sëmundje kronike.

Koleget e tyre 24 ore grupe grupe jane ne mbeshtetje te tyre dhe te gatshem qe te zevendesojne koleget nese kane probleme me shendetin
Ne mbeshtetje kane ardhur edhe ish grevistet e nen stacionit te Pocemit qe pohojne se do ti bashkangjiten kesaj greve

View this post on Instagram

Naftetaret e Pocemit do i bashkohen greves UPN Ballsh

A post shared by ALB365 (@alb365.al) on

Grupi i grevistëve  po mbështetet edhe nga punëtorët e stacionit te pompimit të Poçemit, pasi edhe ata kanë paga te prapambetura. Punëtorët e Stacionit të pompimit të Poçemit kanë ardhur për t’i mbështetur, por ende nuk është vendosur nëse edhe ata do të futën në greve urie.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje