Valdet Rama realizon një supergol me skuadrën e Mepen

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Valdet Rama realizoi mbrëmjen e djeshme një supergol me skuadrën e Mepen ndaj Uerdingen.


Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të skuadrës ku luan 32-vjeçari shqiptar.
Saktësisht në minutën e 58-të, Valdet Rama goditi në mënyrë mjeshtërore nga jashtë zonës.
Portieri kundërshtar nuk pati mundësi reagimi dhe u mund nga 32-vjeçari Valdet Rama.
Goli i shqiptarit vulosi fitoren 0-2 të skuadrës gjermane Mepen.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e dytë të kampionatit, ku Rama me skuadrën e Mepen aktivizohet prej dy sezonesh.
Shqiptari Rama është nga më të dalluarit te Mepen dhe ka realizuar disa gola për skuadrën gjermane.
Në sezonin e kaluar, 32-vjeçari shënoi 6 gola në 26 ndeshje gjithsej me këtë skuadër.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje