Yjet të futbollit pa kontrata më 2021

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Disa nga lojtarët më të mirë në Europë janë në vitin e fundit të kontratave të tyre. Besoni, këta janë emra të mëdhenj të futbollit por të cilët mund të largohen nga skuadrat e tyre pa asnjë vend në qershorin e vitit 2021

Nga Lionel Messi deri të Sergio Ramos, Goal ka bërë një analizë të lojtarëve të cilët do të jenë të lirë të nënshkruajnë për këdo pa para verën e ardhshme.

Lionel Messi | Sulmues | Barcelona

Lionel Messi e bëri të qartë në gusht se dëshiron që të largohet nga klubi, pas një periudhe të gjatë e të tensionuar me skuadrën nga Camp Nou. Blaugrana dështoi për ta fituar një titull në sezonin 2019-20 dhe u shpartallua nga Bayerni me rezultat 8-2 në Ligën e Kampionëve, derisa marrëdhëniet e Messi me presidentin e klubit Josep Bartomeu janë në pikën më të ulët të mundshme.

Ai duket se kishte vendosur të largohet këtë verë para se kontrata t’i skadojë më 2021, por argjentinasi në një intervistë me Goal tha nuk ka për qëllim që ta padisë klubin e tij kështu që do të rrijë edhe një vit. Në kushtet aktuale Messi nuk do të mund të largohet pasi që klauzola e tij është 700 milionë euro dhe e pamundur që të paguhet nga ndonjë klub. Messi do të mbetet në Spanjë s’paku edhe një tjetër sezon.

Sulmuesi mbush 34 vite verën e ardhshme, por mosha e tij është relevante për talentin e tij – Messi tashmë thuhet se ka vendosur të kalojë në Man City ose PSG.

Sergio Aguero | Sulmues | Man City

Ka kaluar afër një dekadë nga brohorima legjendare “AgueroooooooOOOOOOOOO!!!”, goli kundër QPR që ia siguroi për herë të parë titullin në Premier Ligë, Manchester Cityin, duke ia marrë atë në minutat e fundit rivalëve të Manchester United. Sergio Aguero ka krijuar mit në Etihad.

Kur është i gatshëm për lojë, Aguero tregon se ai është sulmuesi më i mirë i Manchester City dhe krahasohet me raheem Sterling dhe Kevin De Bruyne, por lëndimet kanë bërë që ai mos të luajë rregullisht për skuadrën e parë.

Agjenti i tij, Hernan Reguera ka thënë se ai do ta respektojë kontratën e tij në Etihad, por ka shtuar se sulmuesi do të “shikojë çfarë do të bëj” kur ajo të skadon më 2021.

Sergio Ramos | Mbrojtës | Real Madrid

Sergio Ramos është i Real Madridit që një kohë të gjatë tashmë, duke qënë kapiten i skuadrës spanjolle e ku ka ngrtur disa kupa të Ligës së Kampionëve dhe disa La Liga.

34 vjeçari më shumë gjasë do të pensionohet në Los Blancos por sipas Marcas për momentin ai është duke diskutuar që kontratën ta zgjat deri më 2023.

Georginio Wijnaldum | Mesfushorë | Liverpool

Georginio Wijnaldum ka treguar cilësitë e tij si një lojtar stabil, konsistent dhe me talent nën urdhrat e Jurgen Klopp prej që ka arritur në Liverpool nga Newcastle më 2011. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në mes të fushës për Reds, duke shënuar dy gola kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve më 2019 e ku nga aty u pa talenti i tij.

Me kontratën e holandezit që skadon më 2021 dhe i lidhur me një kalim të Barcelona, ka gjasë që Ronald Koeman ta merr atë pa para në Camp Nou.

Paul Pogba | Mesfushorë | Manchester United

Paul Pogba për momentin ka kontratë me skuadrën nga Old Trafford që skadon verën e ardhshme, por United ka të drejtën që ta bllokojë atë s’paku deri më 2022.

Francezi ka pasur sukses jo edhe aq të mira me Manchester United për shkak të disa lëndimeve dhe formës jo stabile, derisa në verën e 2019 ai kishte thënë se “ndoshta ka ardhur koha që ai të kërkojë sfida të reja në një skuadër tjetër”.

Ai ka treguar disa performanca të mira, megjithatë, me partnerin e tij në mesfushë Bruno Fernandes, edhe pse vazhdimisht lidhet me një kalim në ish skuadrën e tij Juventus. Pas kthimit të Manchester United në Ligën e Kampionëve, megjithatë, Pogba ka treguar indikacione se dëshiron të qëndrojë në Manchester.

Gianluigi Donnarumma | Portier | AC Milan

Portieri i AC Milan, Gianluigi Donnarumma është bërë portieri i dytë më i ri që debuton në Serie A me moshë 16 vjeç e 242 ditë. Ai shpejt u bë portieri i skuadrës së parë dhe konsiderohet si portier më i mirë në botë – ai po ashtu është portieri më i ri që ka mbrojtur në Kombëtaren e Italisë duke bërë debutim ndërkombëtarë më 2016 kur ishte 17 vjeç e 189 ditë.

Donnarumma e mori shiritin e kapitenit për herë të parë në korrik të 2020 kundër Sassuolos në Serie A dhe, sipas Football Italia, ai për momentin është në negociata për ta zgjatur kontratën që skadon më 2021.

David Alaba | Mbrojtës i krahut të majtë | Bayern

David Alaba është njëri prej veteranëve që i ka shërbyer që shumë kohë Bayern Munich, duke kaluar nga skuadra e të rinjve në skuadrën e parë më 2010. Ai ka luajtur rregullosht në Bundesliga për afërsisht një dekadë, duke fituar nëntë tituj të Bundesligës, dy Liga të Kampionëve dhe tri Kupa të Gjermanisë.

Sipas Bild, bisedimet për kontratën e re në mes të klubit dhe Alabas po vazhdojnë edhe pse po hasin në disa pëngesa.

Memphis Depay | Sulmues i krahut të majtë | Lyon

Holandezi tregoi talentin e tij për Lyonin në sezonin 2019-20 në Ligën e Kampionëve, duke dërguar skuadrën e tij në gjysmëfinale dhe shënuar gjashtë gola në këtë garë si dhe eliminoi Juventusin me skuadrën e tij.

Kontrata e tij skadon në verën e ardhshme, Memphis Depay ka theksuar disa herë se i pëlqen kalimi në Barcelonë, e cila po shikon për një sulmues pas largimit të Luis Suarez.

“Nuk kam dëgjuar shumë nga agjenti i im. E di që ka interes, por nuk mund të them diçka më shumë sepse nuk di diçka më shumë”, tha Depay.

Arkadiusz Milik | Sulmues | Napoli

Arkadiusz Milik është parë si njëri prej talenteve më të mirë të Napolit. Polaku ka shënuar 48 gola në 122 paraqitje për skuadrën nga Serie A.

Ai vazhdimisht lidhet me një kalim tek rivalët e Napolit, Roma, derisa vitin e ardhshëm i skadon kontrata. Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli ka shprehur dëshirën e tij që ta mbaj lojtarin. “Ky afat kalimtar është i vështirë por ne kemi një skuadër të rëndësishme me shumë lojtarë që janë të rëndësishëm, siç është milik”, ka thënë Giuntoli.

Florian Thauvin | Sulmues i krahut të djathtë | Marseille

Sulmuesi i Marseille raportohet se ka refuzuar vazhdimin e kontratës me klubin francez dhe tani lidhet me një kalim në Atalanta, pasi ka luajtur tri vite në Francën e jugut.

Problemet me lëndime kanë bërë që ai të këtë paraqitje minimale për sezonin 2019-20 dhe tani po shikon për një kapitull të ri pasi shënoi 18 gola në 37 paraqitje për Marseille në sezonet e kaluara.

Angel Di Maria | Sulmues i krahut të djathtë | PSG

Sulmuesi i Argjentinës kishte një karrierë të bujshme në PSG pas sezonit të dështuar në Manchester United ku arriti me skuadrën e tij të jetë nënkampion në Europë më 2020. Me kontratën e tij që skadon sezonin e ardhshëm, Angel Di Maria i ka thënë më parë gazetarëve se nuk ka për synim që të vazhdojë në Europë me ndonjë klub të ri – preferon kthimin në Argjentinë.

Julian Draxler | Mesfushorë| PSG

Julian Draxler ka luajtur rregullisht për PSG prej që erdhi aty më 2017, duke fituar tre tituj në Francë.

Raportohet se ai do të dëshironte që të vazhdonte me skuadrën nga Parc des Princes edhe pas 2021, edhe pse për të janë të interesuar disa klube në Europë – sidomos Leeds United në Angli.

Jesse Lingard | Mesfushorë | Man Utd

Mesfushori i Manchester United po hynë në vitin e fundit të kontratës së tij me skuadrën nga Old Trafford, edhe pse ka një mundësi që ata ta zgjat edhe për një vit më shumë se 2021.

Ai mund të largohet nga klubi këtë verë pasi që nuk është në planet me Ole Gunnar Solskjaer – ku ka bërë vetëm nëntë paraqitje nga banka në nëntë ndeshje prej që ristartoi Premier Liga më 2019-20.

Juan Bernat | Mbrojtës i krahut të majtë | PSG

Sipas raporteve, spanjolli dëshiron që të qëndrojë në Paris por kërkesat për pagë të tij nuk duket se do të plotësohen nga gjigantët e Ligue 1.

PSG, megjithatë, besojnë që pas negociatave me lojtarin ata do të arrin në një përfundim.

Shkodran Mustafi | Mbrojtës | Arsenal

Mbrojtësi shqiptar është në vitin e fundit të kontratës së tij në Emirates me Artetan që jep të kuptohet se ai nuk është në planet afatgjata të tij.

Shkodran Mustafi do të mund të largohet nga skuadra nëse një ofertë e mirë vjen deri në fund të këtij afati, me Arsenalin që ka nevojë të largohet disa mbrojtës qendre që ka në skuadër.

Diego Costa | Sulmues | Atletico Madrid

Ndoshta më shumë i urryer sesa i pëlqyer, Diego Costa gjithmonë ka nxitur reagime kudo që ka shkuar. Kontrata e tij me Atletico Madridin përfundon më 2021, pasi ka kaluar edhe tri vite në kryeqytetin spanjoll.

Ai është lidhur me një kalim në AC Milan apo në Inter.

Michy Batshuayi | Sulmues | Chelsea

Belgu është huazuar tri herë prej që ka ardhur në Chelsea më 2016 – në Borussia Dortmund, Valencia dhe në Crystal Palace.

Tani Michy Batshuayi është në vitin e fundit të kontratës së tij kurse disa raporte thonë se ai e ka zgjatur edhe një vit kontratën me Chelsea para se të huazohet në Crystal Palace.

Luka Modric | Mesfushorë | Real Madrid

Luka Modric është lidhur me një largim nga Bernabeu në fillim të sezonit të kaluar, por pasi që bëri disa paraqitje të mira në fund të sezonit duket se kroati do të fitojë zgjatje të kontratës.

Modric ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asiste në të gjitha garat me klubin spanjoll më 2019-20 dhe ka qenë një lojtar kyç i Los Blancos.

Theo Walcott | Sulmues i krahut të djathtë | Everton

Ishte një kohë kur mendohej që Theo Walcott do të jetë njëri prej talenteve më të spikatur anglez sa ishte të Arsenali, por ishin lëndimet ato që e ndaluan këtë të ndodh.

Ëalcott u largua nga Arsenali më 2018 për t’ju bashkuar Evertonit për 20 milionë euro, por mund të largohet pasi që Carlo Ancelotti ka bërë blerje sivjet si James Rodriguez dhe Allan.

Demarai Gray | Sulmues i krahut të djathtë| Leicester

Pasi që ka pasur shumë pak minuta nën urdhrat e Brendan Rodgers, Demarai Gray është lidhur me një numër klubesh para se t’i skadojë kontrata verën e ardhshme.

Aston Villas i pëlqen sulmuesi, ashtu si edhe Tottenhamit.

Mesut Ozil | Mesfushorë | Arsenal

Çfarë po ndodh me Mesut Ozilin? Ish ylli i Real Madridit ishte ngrirë nga skuadra në sezonin 2019-20, me Arsenalin që po kërkon që të lirohet nga lojtari. Pavarësisht kësaj, ai është përfshirë në ndeshjet parasezonale për Arsenalin por ka thënë se nuk do të largohet derisa të skadojë kontrata e tij.

E ardhmja e Ozilit është e paqartë, por në moshën 31 vjeçare, ai ka mundësi të gjejë skuadër të re edhe pasi të largohet nga Arsenali.

Javi Martinez | Mesfushorë | Bayern

Pasi që më nuk është në planet e Bayern Munich, Javi Martines por shikon rikthimin në Athletic pas tetë sezoneve në Bayern.

Martinez ka kontratë deri në qershor të vitit 2021 me skuadrën bavareze, por CEO Karl-Heinz Rummenigge ka deklaruar publikisht se nuk do ta ndal atë nëse ai dëshiron të largohet, me dy skuadra ku ata po flasin për ta shitur.

Giovanni Reyna | Mesfushor | Borussia Dortmund

Klubi gjerman mësohet se po shikon për t’ia zgjatur kontratën amerikanit edhe pas 2021, para se ai t’i mbush 18 vite në nëntor.

Giovanni Reyna kishte një sezon të mirë në gjermani, tinejxheri për momentin punon në bazë të sistemit për të rinjtë në Dortmund dhe nuk ka mundur që të bëj marrëveshje afatgjate deri në ditëlindjen e radhës.

Juan Mata | Mesfushorë | Man Utd

Spanjolli ka kontratë me skuadrën nga Old Trafford deri më 2021, me opsion zgjatjen edhe për një vit.

Ai ka shprehur dëshirën që të mbetet në Manchester edhe për një vit gjatë muajit maj.

Patrick van Aanholt | Mbrojtës i krahut të majtë | Crystal Palace

Patrick van Aanholt është njëri prej lojtarëve më të mirë të Crystal Palace, por prej që nxori krahun në ndeshjen kundër Mancheter United në korrik ka qenë jashtë fushave për më shumë se dy muaj.

Mbrojtësi holandez kishte ofertë nga PSV në janar dhe mund të shitet për një çmim të mirë këtë afat para se të vije vera e ardhshme.

Fernandinho | mesfushorë | Man City

Mesfushori brazilian ka qenë tepër i fuqishëm për City në shtatë sezona të shtata dhe tani është në vitin e fundit të kontratës.

Në moshën 35 vjeçare, Fernandinho ende konsiderohet aset në Man City. A do të largohet, Pep Guardiola e sheh të vështirë këtë pasi që nuk ka zëvendësues si ai.

David Luiz | Mbrojtës | Arsenal

Arsenal mësohet se është në bisedimet për t’ia zgjatur edhe një vit kontratën David Luizit, pavarësisht se braziliani bëri disa gabime në muajt e parë sa u paraqit me Gunners.

Michail Antonio | Sulmues | West Ham

Sipas Daily Mail, klubi i Londrës pritet ta shpërblej Michail Antonio me një kontratë joshëse pasi shënoi 10 gola dhe shpëtoi nga rënie “Çekanët” sezonin e kaluar.

Raporti theksin se Antioni pritet që të bëhet lojtari që do të përfitojë më se shumti sezonet e ardhshme me ekipin nga Premier Liga. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje