Talenti Muçolli së fundmi ka shënuar 2 gola me Vejlen në Danimarkë.

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Arbnor Muçolli vijon me paraqitjet e shkëlqyera në kampionatin danez, pasi aktualisht mesfushori i talentuar aktivizohet me ekipin e Vejles.
Talenti Muçolli ka shënuar një

dopietë në ndeshjen e fundit të Vejles, pavarësisht se hyri në minutën e 76-të të takimit por la gjurmën e tij në këtë ndeshje.
Vejle ka arritur të fitojë 4-1 dhe dy prej golave janë shënuar nga mesfushori Muçolli.
Talenti i Shpresave ka tërhequr vëmendjen e shumë tifozëve në Danimarkë duke fituar mbështetjen e tyre në çdo ndeshje.
Kujtojmë që vetëm sezonin e kaluar, Muçolli u përzgjodh si lojtari i sezonit në Danimarkë dhe ky është një çmim i rëndësishëm për të riun e talentuar.
Paraqitjet e Muçollit, cilësitë e treguara në fushë, golat e shënuar dhe asistet kanë bërë që mesfushori i Shpresave të krahasohet me legjendat daneze si Brajan Laudrup dhe Alan Simonsen.
Vetë mesfushori Muçolli është shprehur i lumtur për golat dhe në çdo moment është ndjerë protagonist me ekipin e Vejles në Danimarkë.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje