Klubet shqiptare vijojnë mes tyre ndeshjet miqësore.

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

kipet e Kategorisë Superiore po vijojnë me ndeshjet miqësore mes tyre për të qenë sa më në formë në sezonin e ri.


Pavarësisht se kampionati është bojkotuar, klubet vazhdojnë të jenë në fushë dhe të zhvillojnë teste miqësore.
Këto takime miqësore zhvillohen tani në mënyrë që lojtarët të jenë në gjendje të mirë fizike sapo të nisi kampionati.
Vetëm Tirana ka zhvilluar më pak ndeshje miqësore, për shkak se është e angazhuar me stërvitje për ndeshjen e 1 tetorit ndaj Young Boys.
Çdo ekip tjetër i Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë ka zhvilluar shumë teste miqësore për të parë gjendjen e lojtarëve që kanë në dispozicion.
Ndeshjet e sotme miqësore janë si më poshtë:
Apolonia-Skënderbeu 16:00
Partizani-Korabi 16:00
Teuta-Bylis 16:00
Laçi-Burreli 16:00
Kastrioti-Egnatia 16:00
Kukësi-Vllaznia 17:30

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje