Dëmtohet Mavraj, largohet nga fusha në minutën e 17-të

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Mërgim Mavraj është dëmtuar rëndë në ndeshjen e Greuther Furth ndaj Erzgebirg Aue.


Mbrojtësi shqiptar ka nisur takimin si titullar dhe në minutën e 17-të është larguar nga fusha i dëmtuar.
Saktësisht në minutën e 17-të, mbrojtësi Mavraj është goditur nga shoku i skuadrës.
Portieri i Greuther Furth ka goditur në kokë Mavrajn dhe loja është ndërprerë menjëherë.
Pikërisht këto goditje janë të rrezikshme, aq sa mbrojtësi humbi ndjenjat për pak minuta.
Fatmirësisht kaloi shpejt kjo situatë e vështirë dhe mbrojtësi u largua nga fusha e lojës pa nisur mirë takimi.
Gjendja e Mavrajt është stabilizuar dhe mbrojtësi ndodhet në spital për të marrë një trajtim më të hollësishëm.
E gjitha ishte një situatë paniku dhe përplasja e portierit me mbrojtësin mori vëmendjen e gjithë mediave gjermane.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje