PD zgjedh kandidatët, datat për çdo qark

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Partia Demokratike ka bërë publike datat e votimeve që po bëhen për të zgjedhur kandidatët e rinj për deputet. Votimi do të bëhet në çdo qark dhe si proces do të zgjasë rreth 2 javë. Anëtarët do të kenë mundësi të kontestojnë 1 kandidat ose të konfirmojnë listën në bllok.

Data e votimeve:

Qarku Kukës – 25 Shtator

Qarku Dibër – 26 Shtator

Qarku Gjirokastër – 27 Shtator

Qarku Berat – 28 Shtator

Qarku Shkodër – 30 Shtator

Qarku Lezhë – 1 Tetor

Qarku Durrës – 3 Tetor

Qarku Elbasan – 4 Tetor

Qarku Vlorë – 5 Tetor

Qarku Korçë – 7 Tetor

Qarku Fier – 8 Tetor

Qarku Tiranë – 10 Tetor

Kandidatët që shkojnë për votim janë rreth 400, nga 1000 që ishte numri i tyre në fazën e parë të vlerësimit. Ata u përzgjodhën nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, të cilët kanë shqyrtuar, fillimisht, kriteret formale. Pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të mblidhet sërish për të vlerësuar kandidatët mbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës. Vendimi përfundimtar i Komisionit do t’i shkojë për miratim Kryesisë së PD.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje