OLIGARKIA KA MARRË PENG SHQIPËRINË

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Nga Anisa Bahiti – Çdo ditë, në media, në rrjetet sociale e në debatet politike, dëgjojmë të sulmohet oligarkia dhe oligarkët. Shumicës së njerëzve fjala oligark i duket si markë Coca-Cola. Megjithatë, bëhet fjalë për një nga fenomenet më të njohura të vendeve në tranzicion, ku një grup i vogël njerëzish monopolizojnë dhe përqendrojnë tregun e kapitaleve të parave publike dhe private, monopolizojnë tregun meditatik dhe politik, pra të gjithë pushtetin në pak duar.

Më konkretisht, në Shqipëri filloi gjatë qeverisjes Berisha, ku të gjithë tenderët publikë jepeshin në pak duar. Vijoi më vonë me Rilindjen, që jo vetëm me tenderët, por edhe të gjitha koncesionet publike në shëndetësi, në ndërtim, në shërbime po ato duar po ato emra. Tashmë gjendemi që i njëjti aktor, i cili merr fondet publike në shëndetësi, merr ato në ndërtim të veprave publike, merr gjithashtu edhe ato në terrene për të ndërtuar fshatra turistike etj. Tashmë oligarkia është zgjeruar në media ku marrin më shumë territor dhe bëjnë luftë kundra njëri-tjetrit, sepse edhe tregun mediatik e mbajnë me para publike në formë reklamash.

Me pak fjalë, aksioma është se me pushtet bëhet para, ato ndahen mes pushtetarëve dhe 5-6 oligarkëve; me para mbahet pushteti dhe zotërohet propaganda që njerëzit të mos ngrenë më krye. E thjeshtë, oligarkët dhe pushteti me të cilin ata bashkëjetojnë mbahet me paratë e taksapaguesve, pra të njerëzve të thjeshtë që janë ata që paguajnë taksat e tyre nga biznesi i vogël apo tatimet personale. Ndërkohë, kur s’ka më para, atëherë shtohet borxhi publik, të cilin e paguajnë prapë njerëzit.

Vitet e fundit, oligarkët duken të qartë, blejnë edhe përfaqësuesit e trupit diplomatik në Tiranë. Së fundi, diplomatët e huaj nuk ruhen fare a gjatë daljeve të tyre në publik, sa me pushime, sa në dreka apo darka, sikur të ishin yje kinemaje që paguhen për reklama.

Oligarkia shkon deri aty saqë sponsorizon një ligj kundër medias së pavarur, gjoja ligj anti-shpifje që të gjejë sebep të mbyllë median online dhe rrjetet sociale. Sigurisht, në një situatë të tillë vështirë nuk mund t të pretendosh se mund të ketë investime të huaja apo kompani të mëdha ndërkombëtare. Sigurisht, vështirë të mendosh se do zhvillohet bujqësia, turizmi apo sektori i manifakturës.

Së fundi, makina e pangopur e oligarkëve po thith edhe paratë që vijnë nga tregu kriminal. Ata, nga borxhlinj më të mëdhenj të bankave, po kthehen edhe në aksionerë të bankave me parimin se janë shumë të mëdhenj për tu rrënuar, derisa ta rrënojnë tërësisht Shqipërinë. Ata financojnë edhe lëvizje gjoja të reja politike, “nën emrin e mbështetjes ndërkombëtare” që gjoja do të sjellin ndryshimin për të bërë patericën e tyre.

Shqipëria ka vetëm një zgjidhje: Përmbysjen. Ai që do ta merrte seriozisht përmbysjen e tyre dhe të kastës politike që ata mbajnë në këmbë, do të kishte të rinjtë me vete. Ai që ka të rinjtë me vete ka pushtetin dhe shpëton Shqipërinë, ndryshe rinia do të vazhdojë largimin nga Shqipëria dhe në këtë vend do të ngelin vetëm oligarkët dhe shërbyesit e tyre, politikanët dhe partitë ortake të tyre, të moshuarit dhe të varfrit, si edhe sirianët, filipinasit dhe të ardhurit nga Bangladeshi të cilët do të jenë krahu i lirë i punës për oligarkinë!

Be the first to comment

Lini një Përgjigje