Fieraku Bare kalon tek Espanyol deri në 2024.

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Keidi Bare zyrtarizohet si përforcimi më i ri i Espanyol, pasi në sezonin që lamë pas ka luajtur për Malagën dhe tani ka zgjedhur një ekip të ri.
Kujtojmë që Espanyol ka rënë nga La Liga dhe në këtë sezon të ri do të kërkojë rikthimin në elitën e futbollit spanjoll.


Skuadra katalanase ka nxituar dhe ka përshpejtuar për afrimin e mesfushorit fierak, pasi ky i fundit kërkohej nga shumë klube të njohura në Europë.
Aktualisht Espanyol ka disa probleme, të cilat pengojnë regjistrimin dhe fillimin e stërvitjes së Keidi Bares me shokët e tjerë të skuadrës.
Tani mesfushori fierak duhet të presë që të largohet një lojtar nga Espanyol dhe më pas të fillojë normalisht stërvitjen me klubin.
Madje as në skuadrën B nuk mund të regjistrohet nëse nuk ikën një lojtar tjetër.
Keidi Bare i ka kryer vizitat mjekësore dhe është gati për një eksperiencë të re në kampionatin spanjoll.
Kontrata e mesfushorit me Espanyol do të jetë deri në vitin 2024 dhe do të ketë një pagë të konsiderueshme për 4 vitet e ardhshme.
Gjithashtu fieraku Bare u shpreh i lumtur për kalimin e tij te Espanyol dhe njëkohësisht falenderoi shumë tifozët e Malagës për gjithë mbështetjen që i kanë dhënë.

Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje