“Brisi e tatimeve”: Ja pse e braktisi Ramën për Kryemadhin

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Brisida Shehaj, ish drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve, aktualisht drejtoreshë informacioni në RTV Ora thotë se do i rikthehet politikës aktive. Ajo do të jetë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, parti sipas së cilës mund ta kandidojë edhe për deputete në zgjedhjet e ardhshme. Shehaj konfirmoi se është propozuar nga LSI si kandidate për deputete.

“Ka një propozim, por që LSI deri në dhjetor do të kalojë në proces zgjedhjesh dhe më pas do të vendosen se cilët do të jenë kandidatët. Unë kam kënaqësinë që jam propozuar, por ende nuk është marrë një vendim.

E thotë vetë fjala, Lëvizja Socialiste për Integrim. Unë jam socialiste, jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistë. Në PS janë socialistët që duan të hanë socialistët.

Po shihja pamjet, Mjaft që godiste me vezë kryeministrin me thirrjet “Nano ik”. Hall i madh, duhet të ikte Nano të vinin këta. Tani ua kuptoj euforinë. Siç e thotë emri: Lëvizja Socialiste për Integrim. Isha socialiste, jam socialiste…” – e mbylli Shehaj. ©lapsi.AL

Be the first to comment

Lini një Përgjigje