Arrest me burg për autorin e ngjarjes së Zhupanit tre ditë më par

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Arrest me burg me afat 30 dite per kryerjen e ekspertinit psikologjik dhe te shendetitit mendor.

Ka mberritur sot ne mesdite ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Fier 31 vjecari nga Peshtan Bregasi ,Elton Meta. Mbi 31 vjecarin rendojne disa akuza dhe vepra penale si “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

Mbremjen e se shtunes 31 vjecari ka shkuar ne banesen e prinderve te nuses ne Zhupan dhe nepermjet nje arme zjarri automatike ka mbajtur qendruar per 5 ore me rradhe, me kallashnikov ne gryke, ne tentative per te vrare veten.

Mesohet se 31-vjeçari Elton Meta, pas konflikteve qe ka pasur me bashkeshorten e tij, ka marre armën dhe është mbyllur në oborrin e shtëpisë së vjehrrit, ku fillimisht ishin të pranishëm dhe të gjithë familjarët.

Meta kërcënonte më pas se do të vriste veten dhe u desh ndërhyrja e forcave RENEA e FNSH që të bënin të mundur neutralizimin e tij.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2781151165453471&id=1770458519856079&sfnsn=mo&extid=u9dkHoDJzmMagBXJ

Policia evakuoi familjen e bashkëshortes së Metës, ndërkohë që rreth orës 04:00 të mëngjesit, u dorëzua dhe vetë 31-vjeçari. Ai ka qëlluar një herë me armë në ajër, në mometin që RENEA po shkonte drejt banesës për të negociuar dorëzimin.

Prokuror i çështjes është Çlirim Sina, gjyqtar Ergys Selmani, avokat i 31 vjecarit Ermal Hamataj.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje