Pistoleta/ Fjolla Morina, ja ç’ka thënë në polici

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Pak pas mesnate, në hyrje të ditës së shtunë, këngëtares kosovare Fjolla Morina do ti bëhej një kontroll në doganë. Kontroll që do të prodhonte një lajm të pazakontë për femrat e shoubizit shqiptar.

Policia i kapi në çantën e dorës një pistoletë ‘Zoraki’ me 3 fishekë në karikator dhe 20 të tjerë në xhepin e pasëm të sediljes. Pas këtij zbulimi, të gjithë makinës iu nënshtruar një kontroll fizik, ku në bagazh është gjetur dhe një pistoletë tip ‘Walther’, që në dukje ishte pistoletë lodër, çakmak.

Dëshmia e Fjolla Morinës 

Fjolla do të tregonte më pas për autoritetet dinamikën e udhëtimit drejt Tiranës, kush e shoqëronte dhe më e rëndësishmja, arsyen pse ajo kishte armë zjarri me vete.

“Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova, me makinën time, për në Tiranë pasi kam për të bërë muzikë, dhe në makinë kam pas me vete edhe persona të tjerë. Ata janë Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im. U futëm në Pikën Kufitarë të Kontrollit të Morinës rreth orës 02:10 minuta dhe gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën në çantë dhe fishekët në makinë.

Këtë pistoletë e kam pasur në njërën prej çantave, se kam tre-katër çanta me vete, se jam nisur në Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh. Armën ma ka bërë dhuratë dikush. Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më. Personat që ishin me mua në makinë nuk e dinin se unë kam pistoletë, pasi as vetë nuk e kam ditur se e kam në çantë pistoletën, e kisha harruar,”– ka thënë Morina në deklaratën e saj.

Dy persona e shoqëronin Fjolla Morinën, shoferi i saj Fitim Muji, dhe një biznesmen mik i quajtur Fisnik Syla, pronar i pesë hoteleve në qytetin ‘Sint-Niklas’ të Belgjikës dhe president i ‘F.C.Gera-Waasland’. Të tre janë arrestuar në kushtet e flagrancës.

Dëshmia e dy shoqëruesve 

Dy personat e tjerë, Fisnik Syla dhe Fitim Muji kanë deklaruar para grupit hetimor se ata kanë qenë në makinë me këngëtaren vetëm për ta shoqëruar drejt Tiranës, dhe se nuk e kishin idenë që ajo kishte marrë dhe pistoletë me vete.“Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim,”- janë shprehur Muji dhe Syla, të dy nga 29 vjeç secili.

Pavarësisht dëshmisë, arma do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.

Burg për Fjollën? 

Ylli i hiteve me konotacion seksual, si kënga ‘Trileqe’, do të dalë të martën para gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë arrest në burg që do kërkojë prokuroria.

Bazuar mbi situatën ku është kapur këngëtarja kosovare, Lapsi.al sjell nenin 278 të Kodit Penal,që pritet të rëndojë mbi Fjollën.

“Mbajtja e armëve, e armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.” – thuhet mes të tjerash në nenin 278, për ‘Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit’.

Nëse do të dënohet 3 deri në 7 vite burg autorja e frazës së famshme “don me ta thy”, kjo mbetet për tu parë. Por nëse ajo gjykohet si fajtore, duket se çfarë i ngel për të thyer Fjollës do të jenë vetëm hekurat e qelisë së burgut. ©LAPSI.AL 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje